Xhinset e puthitura në modë

Xhinset e puthitura në modë

Sivjet, tendenca vjeshtë-dimër, sugjeron xhinse të puthitura. Ky rikthim aspak i befshëm i xhinsit, vjen në një tjetër mënyrë: do të përshkojë gjithë linjat femërore, të ngjeshura fort pas trupit, nga këmbët deri tek pjesa e fundshpinës.

Stilistët theksojnë se nuk ekziston asnjë veshje tjetër me kameleonike sesa xhinset, pantallonat historike me të cilat mund të luajë kushdo, pavarësisht sezonit. Ashtu ka ndodhur edhe këtë herë me të gjithë autorët dhe dizenjatorët e modës, të cilët kanë tentuar të sjellin ngjyra dhe forma nga më të ndryshmet, por synojnë gjithmonë të njëjtat modele.

Rikthimi tek dashuria e vjetër, tek xhinset që keni veshur me vrap teksa dilni nga shtëpia, nuk do t’ju zhgënjejnë as tani. Ato janë ideale për një ditë komode, për një xhiro ku qëllimi është të ndihesh trendy, pa e vrarë mendjen për të qenë chic. Jo vetëm pantallona, por edhe xhaketa të shkurtra, të pikturuara me ngjyra, madje edhe në formatin unisex, tani vijnë të rinovuara nga stilistët më të mirë të botës së modës.

Për ditën apo mbrëmjen, për në punë apo xhiro, nuk ka kurrfarë rëndësie momenti, dizenjatorët kanë menduar deri në detaje për tendencat e reja të xhinseve.

Pikë së pari duhet të themi se pantallonat e punës së amerikaneve prej vitesh janë kthyer në frymëzimin e koleksioneve “Hot couture” dhe që japin më shumë kënaqësi se çdo veshje tjetër. Keni vithe të bukura? Po këmbë të drejta?

Nëse plotësoni kushtet mund të zgjidhni një palë xhinse të ngushta modeli ‘Diesel’, është një prej sugjerimeve ideale. Kushdo mund të kujtojë xhinset “Pin up” alla Marilyn Monroe, pikërisht ato do të jenë një nga modelet që do të shihni më së shumti në dyqane: me xhepa të vegjël, mbi të gjitha tejet të ngushta, edhe pse mund të duken in-estetikë, ato kanë një qëllim, të promovojnë format e trupit.

Për ato femra që kanë një fizik tejet të hollë, krahë të gjata, pak gjoks, stilistët këshillojnë modelin “Cigare” ose “Skinny Jeans”, që mund t’i shoqëroni me këpucë të kuqe, një këmishë të bardhë dhe taka shumë të larta, një veshje tipike e preferuar nga Victoria Beckam.

Femrat pak më të mbushura dhe që kanë një fundshpinë të dukshme, që nuk i shpëton syrit të meshkujve, mund të provojnë qetësisht modelet “Baggy”, të ngushta sipër dhe pak më të bollshme në pjesën e fundme.

Modelet e quajtura “Këmba e elefantit”, mund të duken si të dala mode, por në fakt nuk është aspak kështu, pasi në këtë mënyrë ata që kanë probleme me shëndetin, mund të fshehin defektet e tyre në mënyrën më të përsosur. /Telegrafi/

Komento