Zarzavatet gjethe jeshile konfirmohen si veti anti-kancer

sallate jeshile

Gjithmone e me shume kuptojme se lufta kunder tumoreve te femrave kalon permes parandalimit ushqimor. Jo vetem ajo qe hame ndikon ne peshen tone dhe ne mireqenien tone te pergjithshme, por mund te na shpetojne jeten.

Hulumtuesit italiane kane publikuar ne revisten Breast Cancer Research and Treatment te dhenat e nje studmi, te kryer per mbi 10 vjet ne 31 mije femra ne gjendje te mire shendetesore, mes moshes 36 dhe 64 vjec.

Te gjithe pjesmarresit i’u moren masa antropometrike (pesha, gjatesia dhe beli), dhe vete ato kane dhene informacion ne lidhje me dieten e ndjekur dhe regjimin ushqimor te ndjekur rregullisht.

Ne grate e monituruara, tek disa eshte zhvilluar nje tumor ne gji, nder faktoret shkaktare, shkencetaret kane identifikuar edhe ushqimet qe konsumohen zakonisht, sic shpjegon Dr. Domenico Palli:”Ne kete kampion kaq te gjere shume femra kane zhvilluar nje tumor ne kancerin e gjirit, dhe fale krahasimit te zakoneve te tyre ushqimore me ato te pacienteve te shendoshe, kemi mundur te gjejme ushqimet anti-kancer”.

Keto te fundit gjenden ne mesin e zarzavateve gjethe jeshile nder te cilat jane; “Spinaqi, cikorja, lakra e eger, sallata jeshile dhe te gjitha zarzavatet me gjethe, shpjegon Palli, kane mbrojtur rreth 30 mije gra nga tumori, fale pasurise se tyre me antioksidante qe perqendrohen pikerisht ne gjethe. Me shume, ne rastin e zarzavateve te fresketa shton efektin sherues te vajit te ullirit me te cilin i sperkasim”.

Nje sasi prej 200 gram ne dite e zarzavate qe permendem me lart, sigurojne nje mbrojtje vertet te lakmueshme kunder zhvillimit te tumorit tek femrat, sepse zvogelojne efektin inflamator dhe potencialisht parakanceroz te ushqimeve qe rrisin indeksin e glicemise dhe ndryshojne skeretimin e hormoneve, si sheqernat, per shembull.

Konsumimi i zarzavateve, perimeve, frutave, vetem na bejne mire dhe nuk duhet te mungojne ne tryezen tone

Komento