Zbulim i i madh në mjekësi: Vaksina e re kundër HIV

3

3Vaksina e re kundër virusit HIV ka kaluar testet fillestare te 33 pacientë dhe tani do të testohet në një mostër prej 600 njerëzve që nuk janë të infektuar me këtë virus, në mënyrë që të gjinden mënyra të parandalimit, u tha nga University në Western Ontario.

Rezultatet e testeve të para të vaksinës të cilën ata e quajtën “SAV001” u botuan në revistën “Retrovirology.”

Kjo vaksinë përmban një virus, por të modifikuar që të jetë i padëmshëm për shëndetin e njeriut dhe për personin që ka marrë vaksinën të zhvillohen antitrupa për t’u mbrojtur nga virusi, raporton RT.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer për rezultatet e fazës së parë,” tha mjeku Chil-Yong Kang, udhëheqësi i projektit në Universitetin e Western Ontario.

“Mbetet për të përcaktuar nëse përgjigja imunitare e shkaktuar nga vaksina mund të parandalojë  personin e vaksinuar që të infektohet me HIV. Ne jemi plot shpresë”, thotë Kang.

Kjo është vaksina e parë e këtij lloji e cila është e lejuar të testohet në njerëz.

Testet e reja, janë planifikuara për në shtator të vitit të ardhshëm, kur do të bëhet hulumtim i mbi 600 vullnetarëve nga e gjithë Amerika e Veriut që nuk janë të infektuar me HIV.

“Nëse mund të provojmë se kjo vaksinë është efektive në parandalimin e virusit HIV, ne mund të ndalojmë epideminë e SIDA-s, dhe ky do të jetë një kontribut i madh për njerëzimin”, tha Kang.

Nëse testet e ardhshme provojnë të jetn të suksesshme, vaksina do të testohet në 6.000 vullnetarë në mbarë botën.

Komento