Zbulimi i shpejtë i viruseve

Zbulimi i shpejtë i viruseve

Zbulimi i shpejtë i viruseveNjë metodë shumë më specifike dhe më e shpejtë e zbulimit të viruseve është vërejtur gjatë një studimi i ri i realizuar në Kolegjin Trinity në Dublin.

Tash viruset mund të zbulohen në lëngje dhe zbulimi i tyre ka rëndësi të madhe për diagnozat mjekësore. Sido që të jetë, përkundër këtyre njohurive të reja, metodat aktuale marrin shumë kohë dhe kanë shumë punë laboratorike. Ndërkohë, metodat e reja të shkencëtarëve pranë Kolegjit Trinity janë shumë më efikase dhe praktike.

Për të zbuluar viruset, atë përdorin mikro-konzola të cilit drejtpërsëdrejti i zbulojnë viruset duke u lidhur për membranat qelizore, transmeton Telegrafi.

Mikro-konzolat janë të gjatë 5 milimetra dhe të hollë 1 mikrometër. Duke vlerësuar ndryshimet në frekuencat në të cilat këto ‘dërrasa të holla’ vibrojnë, shkencëtarët i kanë shndërruar ato në shkallë super-sensitive për detektimin e viruseve.

Proteinat e membranës janë shënjestra më e rëndësishme e programeve bashkëkohore të zbulimit të barnave të reja. Ndërveprimet ndërmjet receptorëve të proteinave transmembranore dhe ligandeve të tyre, janë përgjegjëse për zbulimin e viruseve dhe kanë rëndësi të madhe mjekësore.

Për herë të parë, ekipi studiues pranë Kolegjit Trinity ka arritur të gjejë mënyrën se si të bëjë llogaritjen e këtyre ndërveprimeve në kushte fiziologjike me përdorimin e aparateve nanoteknologjike.

Puna e tyre tregon se senzorët nanomekanik të bazuar në rezonimin e mikro-konzolave të silikonit mund t’i vlerësojë shumë shpejtë këto ndërveprime edhe në kushte fiziologjike.

Ky zbulim është publikuar në faqen online “Nature News”, ndërkohë që pritet publikimi i tij edhe në revistën “Nature Nanotechnology”.

Komento