Zbulohen dietat tronditëse nga modelia Ruse

modelja ruse

Më në fund po zbulohen disa të fshehta nga ato rregullat tabu, që nuk duhen thyer në boten e modës, modelia ruse na zbulon disa sekrete rreth dietave të cilat i kanë mbajtur vajzat e tjera që ato të bëhen sa më elegante. Me sa duket imazhi i gruas përfektë po bëhet nga dita në ditë më e rëndësishme, prandaj dhe femrat modele po shfaqin trupin e tyre elegant pas një regjimi të gjatë të dietave me të vertetë tronditëse. Kjo temë ka tërhequr vëmendjen shumë kohët e fundit, pasi disa modele kanë arritur një peshë alarmante duke kaluar edhe në anaoreksike. Edhe pse ky fakt është bërë alarmant, prap se pra modelet po ndjekin të njëjten rrugë, pasi modelia ruse Kira Dikhtyar na zbulon disa dieta tronditëse të cilat i përdorin akoma modelët për të qëndruar elegante.

Ka shumë raste ku modelet dhe revistat kanë folur rreth fenomenit të presionit që ju ushtrohet modeleve për t’u dobësuar deri në një peshë të caktuar nësë dëshirojnë që të punësohen. Ka një ndryshim të madh ndërmjet modeleve të ditëve të sotme dhe modelevë të vitëve më parë, këto janë publikuar në një dokumentar mjaft interesant në revisten ‘Plus’.

Megjithatë pas reagimeve të shumta që dizenjuesit po zgjedhin modelet me numer 0, ka ndikuar shumë në boten e modës, duke bërë që të ndalohet zgjedhja e modeleve anaoreksike duke i lejuar ato te kenë një peshë normale, që të jenë sa më shumë në formë në pistë. Nuk ka ndryshuar asgjë, pasi Kira tha për lajmet Fox që janë disa modele, të cilat do të bënin çdo gjë për t’u dobësuar,  duke listuar këtu paketa të pafundme cigarësh në ditë, receta me pilula për dobësim, metoda të cilat ulin oreksin e stomakut për të konsumuar ushqim. Modelët bëjnë këto mënyra shumë të dëmshme për shëndetin vetëm për t’u dobësuar apo për të ruajtur linjat.

Perveçmas këtyre metodave janë droga dhe injeksionet e metabolizmit. Shumë instruktor nxisin modelet që të përdorin kokainë për të rritur metabolizmin dhe për të hequr oreksin, duke përfshirë këtu edhe injeksionet si HCG një dietë me plan 500 kalori.  Fakti që shumë agjentë nxisin modelët të dobësohen në mënyrë të ekzagjeruar duke përdorur dieta nga më të ndryshmet ka qënë zbuluar nga modela Coco Rocha.

Ka dhe modele të tjera të cilat përdorin metoden e hipnozës, ose hajnë topa pambuku për të qëndruar dhe një ditë pa ngrënë për të rënë nga pesha. Edhe pse dizenjues si Mark Fast dhe Herve Ledger kanë theksuar që në koleksionet e tyre duhet të theksohen format e bukura të modeleve, modelet e dobëta ëndë po dominojnë tëndencat.

 

Komento