Zbulohen fshehtësitë e njerëzve, që nuk sëmuren kurrë

Zbulohen fshehtësitë e njerëzve, që nuk sëmuren kurrë

Zbulohen fshehtësitë e njerëzve, që nuk sëmuren kurrëMe siguri se e njihni së paku një person, që gjithmonë është i shëndetshëm, të gjithë përreth tij teshtijnë, kolliten dhe ndihen keq.

Ata janë pyetur rresh shprehive jetësore dhe si ia dalin të shpëtojnë kundër ftohjeve dhe gripit, transmeton gazeta Kosova Sot.

USHQEHEN SHËNDETSHËM

Mënyra mesdhetare e të ushqyerit që bazohet në proteinat e payndyrshme, pemët e freskëta, perimet, është treguar si më e shëndetshmja.

MARRIN SUPLEMENTE ME VITAMINA

Pa marrë parasysh sa kini kujdes në ushqim, shkaku i ushqimeve cilësore është e nevojshme të merren vitamina dhe minerale në organizëm. Prandaj, një pjesë e madhe e njerëzve kompenson mungesën e nutrienteve me suplemente në kapsula, që e forcojnë sistemin imun dhe forcojnë trupin në luftën kundër sëmundjeve.

BËJNË SË PAKU 7 ORË GJUMË

Ekspertët pajtohen me aktin se sasia e gjumit është një nga rregullat primare për jetë të shëndetshme. Studimet e universiteteve “Carnegie Mellon” dhe “Pittsburgh Medical Centera” kanë treguar se personat që flenë 5 deri 6 orë për 30 për qind më shumë kanë gjasa të ftohen, në krahasim me ata që flenë 7 orë e më shumë.

USHTROJNË RREGULLISHT

Ushtrimet e rregullta e forcojnë sistemin imun dhe zvogëlojnë gjasat për infeksione të sistemit të frymë- marrjes. Veti pozitive kanë edhe ata persona, që merren me aktivitete fizike së paku tri herë në javë.

Komento