Zbulohet enzima që bllokon shtatzaninë

Zbulohet enzima që bllokon shtatzaninë

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një proteinë, e cila është në gjendje të zgjidhë shumë prej problemeve që lidhen me mungesën e pjellorisë tek femrat. Keshtu mësohet në një artikull të publikuar ditën e sotme në “Journal of Medicine”.

Një studim u krye mbi 100 gra, të cilat kanë humbur spontanisht më shumë se tre fëmijë, nga pamundësia e trupit të tyre për të përballuar shtatzaninë.

Nga analizimi i rasteve, u zbulua se gratë që kanë pësuar aborde ose e kanë patur shumë të vështirë të ngelin shtatzanë, në shumë raste kanë nivele të larta të një enzime të quajtur SGK1.

Enzima u injektua në masë të lartë edhe tek disa kavie në laborator, të cilat ashtu si në rastin e njeriut, humbën tërësisht ose pjesërisht aftësinë riprodhuese.

Sipas studiuesve britanikë, ky zbulim është shumë i rëndësishëm, pasi do të përqendrojë kërkimet në një fushë të caktuar, ndërsa u shpreh optimist mbi mundësinë e gjetjes së medikamenteve për kurimin e këtij problemi.

Statistikat tregojnë se një në gjashtë gra përjeton vështirësi në mbetjen shtatzënë. Është ende e paqartë se sa përqind të rasteve të problemeve shkaktohen nga përqindja e lartë e enzimës në gjak.

One Comment

  1. I njejti problem si tek shumica e grave me ka ndodhur dhe mua.Nuk kam abortuar asnjehere por kam 7 vite qe nuk ngel shtatzane,dhe mjeket me thone qe je ne rregull por akoma asgje me rezultat.Me respekt Ana Maria.Nese mundeni me ktheni nje pergjigjie sa me shpejt.

Komento