Zbulohet gjeni që mund të ulë shpërndarjen e kancerit për 75%

1

1

Shpërndarja vdekjeprurëse e kancerit nëpër tërë trupin është ulur për tre të katërtat në disa eksperimente me kafshë, kanë deklaruar shkencëtarët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Tumoret mund të “mbillen” nëpër vende të ndryshme tjera të trupit dhe kjo shkakton 90% të vdekjeve nga kanceri.

Sipas një studimi të realizuar me minjtë, i publikuar në Nature, ndryshimi i sistemit imunitar ka ngadalësuar shpërndarjen e qelizave kancerogjene të lëkurës në mushkëri.

Shpërndarja e kancerit – e njohur si metastazë – është lufta në mes të trupit dhe mutacionit të përshpejtuar të kancerit.

Studiues nga Instituti Sanger në Kembrixh, janë duke u munduar të gjejnë shkaktarin e shpërndarjes se këtyre qelizave nëpër trup.

Ata kanë krijuar 810 sete të minjve të modifikuar gjenetikisht, në mënyrë që të gjejnë se cilat pjesë të AND-së janë të përfshira në rezistimin e shpërndarjes së kancerit.

Këto studime kanë çuar në zbulimin e 23 fraksioneve të AND-së, apo gjeneve, të cilat kanë lehtësuar apo kanë vështirësuar shpërndarjen e kancerit.

Shumica prej tyre janë të përfshira në kontrollimin e sistemit imunitar.

Sulmimi i një gjeni – të quajtur Spns2 – ka ulur shpërndarjen e tumoreve në mushkëri për 75%.

Komento