Zbulohet ilaçi kundër ekzemës?

Zbulohet ilaçi kundër ekzemës?

Kruajtja dhe djegia e lëkurës mund t’i takojnë të së kaluarës, ngase shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar ilaçin. Tash pritet që testet të fillojnë edhe në njerëz, përderisa shkencëtarët besojnë se zbulimi i tyre do të lehtësojë simptomat e dhimbshme, nga të cilat simptoma vuajnë shumë njerëz.

Studimi nga universiteti në Stokholm ka vëzhguar “Malasseziy sympodialis”, njërën ndër format më të shpeshta që shkakton kruajtje, djegie dhe skuqje të lëkurës.

Ata kanë testuar efektin e “peptid 21” dhe kanë zbuluar se 6 prej tyre në mënyrë të suksesshme kanë shkatërruar qelizat e kruajtjes. Peptidet janë antibiotikë natyral që ndikojnë kundër llojeve të ndryshme të baktereve, helmimeve dhe viruseve.

“Shpresojmë se këta antibiotikë në të ardhmen do të përdoren për lehtësimin e dhimbjeve dhe kruajtjeve të pacientëve që vuajnë nga ekzema, që do të përmirësonte jetën e tyre”, tha dr. Tina Holm, udhëheqëse e studimeve.

Madje 20% e fëmijëve vuajnë nga ekzema, ndërsa për momentin nuk ekziston një ilaç i vetëm, por një kombinim tretmanësh që deri diku lehtëson simptomat.

Komento