Zbulohet xheli, i cili siguron shërimin e plagëve pa vraga

Zbulohet xheli, i cili siguron shërimin e plagëve pa vraga

Zbulohet xheli, i cili siguron shërimin e plagëve pa vragaShkencëtarët nga qyteti i Siberisë, Taimen, kanë zbuluar një xhel shërues, që siguron shërimin e plagëve pa lënë vraga. Shkencëtarët këtij xheli ia kanë vënë emrin “lëkura e lëngshme”.

Ky xhel mundëson që djegiet të shërohen tri herë më shpejt sesa kur përdoren mjetet e stome të njohura për ato qëllime. Në bazë të tij, gjenden qelizat burimore, ndërsa preparati është testuar për 14 ditë në kafshë.

Dhuruese e materies aktive të këtij preparati është pula. Nga embrioni i saj shkencëtarët kanë ndarë qelizat burimore dhe në bazë të tyre është përpunuar xheli. Preparati e pastron plagën dhe e mbulon me një mbështjellës biologjik, i cili i ndihmon organizmit që ta prodhojë indin e tij. Në këtë proces, përveç qelizave të indit lidhës, formohet edhe indi epitel.

Hulumtimet kanë zbuluar që xheli i ri mund të përdoret me rastin e shërimit të një vargu të sëmundjeve dhe lëndimeve, siç janë: plagët, ulcerat, ngrirjet…

Komento