Zbuloni çfarë në të vërtetë ngadalëson plakjen

Zbuloni çfarë në të vërtetë ngadalëson plakjen

Në stinën e vjeshtës lëkura edhe më tutje nuk është shëruar nga dëmtimet që i ka pësuar gjatë stinës së verës, prandaj ka nevojë për një regjenerim dhe të përgatitet për stinën e dimrit.

Për një gjë të tillë nuk është i nevojshëm vetëm kujdesi, ju nevojiten vitamina dhe antioksidues.Më së miri do të ishte t’i konsumoni përmes ushqimit, ngase në këtë mënyrë shtojnë imunitetin.

Vitamina C

500 mg brenda ditës zbut të gjitha proceset infektuese, e edhe ato të lëkurës. Forcon imunitetin e lëkurës dhe mbron nga radikalët e lirë.

Karotenoidët

250 IJ në ditë të sintetizohet në vitaminën A, i nevojshëm për rritje të rregullt të flokëve dhe të thonjve. Rregullon edhe sekretimin e sebumit. Nëse keni probleme me organet e frymëmarrjes, së pari konsultohuni me mjekun.

Vitamina D

200 IJ në ditë ngadalësojnë plakjen e qelizave.

Vitamina E

400 IJ në ditë ngadalësojnë plakjen, ndihmojnë në shërimin e plagëve.

Acidi alfaliponik

100 mg në ditë sipas mënyrës natyrale shton absorbimin e vitaminave B, E dhe C. Është shumë i dobishëm ngase depërton deri te secila qelizë që gjendet në organizmin tonë.

Koenzima Q10

30 mg në ditë, e nëse jeni më të vjetër se 60 vjet, atëherë 60 mg në ditë inkurajon krijimin e qelizave të reja dhe në masë shumë të madhe parandalon plakjen.

One Comment

  1. me te miret

Komento