Zbuloni gjininë e foshnjës vetëm me sodë buke!

1

Për ta bërë këtë testim, së pari duhet t’i derdhni dy lugë gjelle sodë buke në gotë.

Pastaj, duhet të shtoni pak nga urina në sodë të bukës dhe pasi ta keni përzier sodën e bukës me urinë, duhet të pritni dhe të shihni se çfarë ndodh me këtë kombinim, transmeton Telegrafi.

Nëse përzierja gazon, atëherë është djalë, ndërsa nëse nuk ka ndonjë reagim, atëherë është vajzë.

Sa i saktë është ky test?

Testi konsiderohet të zbuloi gjininë e bebes, pasi që gjinia e bebes bën disa ndryshime në hormonet e trupit të gruas, gjë që ndikon në përmbajtjen e acidit në urinë.
Saktësia e testit është testuar në 31 individë dhe në 22 raste testi ka qenë i saktë.
Edhe pse testi nuk është 100 për qind i saktë, prapë mbetet mënyrë interesante për të identifikuar gjininë e foshnjës.

Komento