Zbuluam kancer 3 mm gjatë kontrollit sistematik

2

Zbuluam ndryshim malinj prej 3 mm gjatë kontrollit sistematik me anë të mamografisë.Kanceri i gjirit ishte në fazë fillestare dhe përfunduam atë vetëm me një veprim të vetëm. Pacienten 46 vjeçare e operuam menjëherë, dhe tashmë atë e konsiderojmë të shëruar.

Nëse kjo grua nuk do të kishte ardhur në kontroll, do të kishte kaluar tepër kohë dhe kur ky ndryshim do të rritej dhe do të mundë të dallohej me anë të prekjes me dorë, atëherë, fatkeqësisht, kanceri mund të jetë përhapur, dhe nëse pacientja do ta dallonte vetë, atëherë me siguri do të ishte vonë për ta shpëtuar jetën e saj – shprehet Dr. Xhengis Jashar, patolog dhe Shef i laboratorive diagnostikuese, në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ në Shkup.  1

Ai tashmë 22 vjet me radhë mundohet që zgjuarsisht të përballet me qelizat e kancerit dhe ti zbulojë ato në kohë, ti zbulojë kur të fillojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar, duke bërë të mundur në këtë mënyrë shpëtimin e jetës së pacientit. Në këtë ‘’garë’’ me qelizat malinje, në 6 vitet e fundit, ai është  së bashku me kolegët e ekipit  të spitalit, patologët Katerina Kubellka – Sabit dhe Vanja Filipovski, me të cilët deri më tani kanë shqyrtuar 32.000 gjetje histologjike. Dr. Jashar beson se përvoja e patologut është vendimtare për marrjen e diagnozës së saktë, por edhe për përgatitjen e materialit.  Ai thekson se gjithnjë dhe më tepër rritet nevoja për patologë, ndërkohë që numri i tyre është gjithnjë dhe më i vogël.

Patologu duhet patjetër të “qëllojë” në fund

Dr. Jashar, nga duart e patologut varet jeta e pacientit. Sa ju mundon kjo përgjegjësi, si mjek dhe si person?

Maksimalisht! Përgjegjësia është e madhe. Ne jemi mjeti përfundimtar i diagnostikimit. Ndërsa në të gjitha profesionet mjekësore ku ‘’topin’’ mund t’ia pasoshë dikujt, patologu patjetër duhet të vendosë dhe të‘’qëllojë’’ vetë dhe përfundimisht. Por ne patologët sikur të jemi në margjinat e ngjarjeve, dhe sikur të jemi në një farë mënyre hendikap. Kjo është një nga arsyet përse shumë mjekë nuk e zgjedhin këtë specialitet, për shkak të peshës së rëndë gjatë periudhës së specializimit dhe përgjegjësisë që ata mbajnë. Për shembull, ndodh që edhe pas 10 vitesh pas dhënies së rezultatit, disa pacientë të mos mund ti harrojmë dhe të kujtojmë si ndodhi dhe çfarë ndodhi me ta.

A mundet që ndonjëherë edhe patologët të gabojnë?

Ne nuk kemi të drejtë të gabojmë, pasi një gabim i bërë nga ana jonë, do të thotë ‘’rezultat i keq’’. Ne jemi si portierët, ndërsa pjesa tjetër janë lojtarët, nëse nuk e mbrojmë topin, ne jemi fajtorë për golin, dhe jo lojtarët e këqij. Tek ne vlen akoma rregulli – ajo që duket benigne, mund që të shndërrohet në malinje dhe anasjelltas, me fjalë të tjera 2 dhe dy asnjëherë nuk bëjnë 4 në mjekësi. Surprizat i kemi pothuajse çdo ditë.

A zbuloni më tepër sëmundje malinje në fazë fillestare apo në fazë të avancuar?

Për fat të keq, pacientët vijnë atëherë kur sëmundja është në fazë të avancuar, por në disa patologji të caktuara i gjejmë pikërisht në fazë fillestare, veçanërisht në gjinekologji. Më parë ka patur shumë operacione të kancerit invaziv të qafës së mitrës, ndërkohë që tani këto raste janë ulur në mënyrë të ndjeshme, gjë e cila tregon se pacientet kryejnë kontrolle të rregullta. Në radiologji dhe me anë të biopsisë zbulojmë edhe gjendje parakanceroze, që do të thotë se ndryshimet beninje mund të shndërrohen në malinje. Gjëja më e mirë është që ti diagnostikojmë në atë fazë të hershme pasi në këtë mënyrë pacientët janë të shëruar përfundimisht dhe nuk do të arrijnë asnjëherë në gjendje që këto ndryshime të shndërrohen në kancer! Kur bëhet fjalë për tumoret e gjirit, shpesh ato janë të prekshme atëherë kur të kenë arritur  madhësinë 1.5 -2 cm në varësi të lokalizimit të tyre. Nëse është në sipërfaqe, mund të mënjanohet nëse është ende i vogël, por ka edhe tumore malinje të cilat për vetëm 6 muaj shfaqin probleme fatale – ato janë kanceret invazive.

A keni shpesh pacientë nga institucione të tjera dhe jashtë vendit që kërkojnë mendim të dytë?

Nga ne, shumë shpesh kërkojnë mendim të dytë, dhe gjëja më e keqe është se nuk na kthejnë përgjigje për të ditur se çfarë ndodh me pacientin. Tek ne sjellin materiale kryesisht nga Kosova, na kërkojnë edhe për analiza të tjera shtesë dhe për shqyrtime të tjera imune të cilat kryhen në spitalin tonë, si dhe atëherë kur doktori dyshon se diagnoza nuk përputhet me gjetjet klinike të pacientit.

Shumë e rëndësishme është eksperienca dhe përgatitja e mirë e analizave.

A ju ndodhin edhe situata të tjera? Si reagojnë pacientët në rast se rezultati juaj ndryshon nga diagnoza klinike?

Dyshimet ndonjëherë shfaqen për motive të tjera, për shembull, pacienti vjen, pasi është shqyrtuar dhe vlerësuar nga doktori se duhet të operohet. Ai i ka thënë pacientit se nuk është diçka tepër e rëndë, por pas operaciont, diagnoza mund të rezultojë malinje, dhe këtu nuk ka dyshime rreth doktorit, dyshimi hidhet tek ne. Në këtë rast pacienti reagon “si ka mundësi që doktori  më ka thënë se gjithçka është në rregull, ndërsa këtu rezultati shkruan sëmundje malinje?!’’ Ka pacientë të cilët kërkojnë mendim të dytë, i dërgojnë preparatet e tyre në vend tjetër, nëse ky rishikim bëhet nga patologë të cilët nuk kanë përvojë të mjaftueshme në këtë patologji, mund të ketë pasoja katastrofale! Ky person kërkon mendim tëdytë, të tretë madje edhe të pestë, duke bërë të mundur humbjen e kohës së çmuar për fillimin e trajtimit onkologjik. Për fat të keq ndodh edhe diçka e tillë, që është në shembull vërtetë i keq. Pacientët lexojnë shumë edhe në ‘’Google’’ dhe mendojnë se dinë më tepër se doktori i cili i udhëheq, dhe shpesh mendojnë se ata nuk mund të kenë sëmundje malinje!

Sa është e rëndësishme për patologun përvoja, shqyrtimi i shumë materialeve dhe sa të rëndësishme janë pajisjet?

Më e rëndësishme është përvoja dhe sigurisht njohuria! Baza e patologjisë është morfologjia. Tek ne vlen një rregull tjetër, sa më shumë të kesh parë aq më shumë njohuri ke. Por, sigurisht që duhet të disponojmë edhe pajisje të mira, në mënyrë që të marrim një diagnozë të saktë. Tepër e rëndësishme është edhe përgatitja e mirë e qelqit, sepse ndonjëherë ndodh që materiali të jetë i shkatërruar përgjithmonë dhe nuk mund të përdoret për kryerjen e analizës. Nëse për shembull, nëse qelqi vjen nga ndonjë institucion tjetër, dhe nuk është i përgatitur mirë, është e mundur që të mund të mos vendoset diagnoza e saktë. Pyetja është sa pacientë marrin terapi të papërshtatshme për shkak të përgatitjes jo të mirë të mostrës që është lënë për tu shqyrtuar apo për shkak të mos dërgimit në kohë të materialit në laboratori? Zakonisht, merren rezultate të tjera të cilat tumorin e vënë në një kategori më të mirë apo më të keqe, duke bërë të mundur ndryshimin e mëtejshëm të trajtimit të pacientit.

Humbasin kohë të çmuar në kërkim të rezultatit të mirë

Ai patolog i cili e ka nisur diagnostikimin dhe ka kryer të gjitha shqyrtimet, është i njohur më mirë me sëmundjen dhe ai duhet ta vendosë diagnozën përfundimtare. Çfarë do lloj mendimi tjetër mund ta bëjë pacientin më tepër konfuz. Patologu i parë i cili e merr materialin i kushton vëmendje maksimale, ndërkohë që të gjithë të tjerët të cilët do ta marrin këtë material ‘’të përfunduar’’, mund ta shohin rezultatin, mund të pajtohen me rezultatin, por mund të ndodhë që edhe të mos të ndajnë të njëjtin mendim, apo ndoshta ndonjëri prej tyre mund ta bëjë atë sipërfaqësisht. Përfundimisht, ajo pas të cilës qëndrojmë ne si njësi në spital, është fakti që ne nuk lejojmë që nga spitali ynë të dalë diagnozë e pa përfunduar, apo material i papërpunuar plotësisht. Çdo mostër që ne marim sipas protokollit të punës, është tepër e vlefshme dhe i kushtohet vëmendje maksimale, por pacientët duhet të dinë se nëse futemi në dilema diagnostikuese, dhe nëse humbasim kohë duke pritur që pacienti të thotë ‘’po’’ do të bëjmë biopsi, apo ‘’nuk e di, të shoh, fillimisht të pyes’’, në këtë mënyrë e humbasim vazhdimësinë, ndërkohë që pavendosshmëria mund të ketë një kosto të shtrenjtë për pacientin! Sigurisht që ndodh dhe kjo, pasiguria dhe mungesa e njohurisë së pacientit, kohët e fundit, ndonjëherë edhe informacionet e shumta që kanë ata, janë në dëmin tonë përsa i përket diagnostikimit, ndërkohë që pacienti dëmin e ndjen më pas.

Mbi 32.000 raste histologjike të diagnostikuara në gjashtë vitet e fundit

Që nga fillimi i punës së spitalit klinik ‘’Acibadem Sistina’’ në këto gjashtë vite e gjysëm, ne kemi mbi 32.000 raste histologjike, domethënë materiale të shqyrtuara. Ndërsa gjetje citologjike, përsa i përket skriningut me PAP test, kemi ndërmjet 9.000 dhe 12.000 në vit. Pikërisht për shkak të rëndësisë së diagnozës, ne jemi të detyruar me ligj ta ruajmë materialin (indet) në arkivën tonë, pasi mund të ndodhë që dikush të vijë dhe ti kërkojë edhe pas 10 vitesh. Disponojmë një nga arkivat më të mëdha dhe më të pajisura në vend, pasi ne jemi patologjia e parë private, ndërsa laboratoria jonë është laboratoria e parë laboratorike e akredituar sipas standardeve ISSO 15 189 (për laboratori mjekësore).

Shmangni mendimet e dyta nëse janë pa nënshkrim

Pacientët duhet të shmangin marrjen e mendimit të dytë pa nënshkrim!  Në rast se pacienti kërkon mendim të dytë, duhet patjetër ta marrë atë të nënshkruar, me anë të një shkrimi në formë raporti, pasi ai shkrim është dokument gjygjësor! Ne fillimisht duam ta mbrojmë veten dhe spitalin me anë të respektimit të protokollit, ndërsa pacienti nëse pas një farë kohe kërkon të ndjekë ndonjë procedurë, dhe nëse nuk ka asnjë dokument ‘’të zezë mbi të bardhë’’ nuk do të mund t’ia dalë!

Komento