Zemër e lodhur demton trurin

Zemër e lodhur demton trurin

Një zemër e lodhur dhe e thyer mund të çojë edhe në një dëmtim të trurit.

Kjo pasi dështimi i zemrës në funksionet e saj kryesore shkakton një ulje të materies së hirtë në zonat nervore të rëndësishme për funksionin njohës dhe të kujtesës, duke kontribuar kështu në një rënie të efekteve njohës dhe të të mbajturit mend te pacientët që vuajnë prej goditjeve në zemër

Kjo është demonstruar nga hulumtimet e kryera në universitetin e Australisë Perëndimore, i cili i ka bërë testet dhe rezonancën magnetike të trurit në grupe të pacientëve me sëmundje të ndryshme.

Më pas, pas këtyre hulumtimeve është konkluduar, në fund të tyre, se pacientët të cilët paraqesin probleme më të mëdha me memorien dhe funksionet njohëse në tërësi, janë ata që kanë pësuar goditje infarkti në zemër.

Komento