Zgjatja e qerpikëve – lash Extension

Zgjatja e qerpikëve - lash Extension

Zgjatja e qerpikëve - lash ExtensionNëse doni të provoni diçka më të veçantë se sa rimeli i zakonshëm, pa iu drejtuar qerpikëve fallso, zgjidhja është zgjatja e tyre, me të famshmen metodë Extension që përdoret edhe për flokët.

Nëpërmjet një sistemi të ngjashëm me atë për zgjatjen e flokëve Extension, është e mundur me pak veprime të zgjasni qerpikët tuaj dhe të keni një vështirim yjesh. Aplikimi i lash extension (metoda e zgjatjes së qerpikëve) është i përkryer sidomos në verë, kur për shkak të vapës kemi tendencë të trukohemi më pak dhe të kufizojmë lyerjen e syve. Edhe pse në treg ekzistojnë rimele të shumta me efekt natyral dhe rezistentë ndaj ujit, që nuk krijojnë kokrra, ne femrat e dimë mirë se sidomos në plazh është vërtet e vështirë të mbash qerpikë të gjatë, pa rimelin që kullon nëpër fytyrë. Me lash extension tani kemi mundësi!

Të shohim si funksionin më në detaj kjo teknikë e zgjatjes së qerpikëve:

Lash extention janë qerpikë sintetikë, por shumë natyrale: janë të butë dhe të përkulshëm si qerpikët e vërtetë dhe nuk kanë fare ngjashmëri me ato tufat e qerpikëve fallco që përdoreshin në të kaluarën. Ky trajtim nënkupton zgjatjen e qerpikëve nëpërmjet ngjitjes së një numri extension për çdo sy, që nga 30 deri në 100, në bazë të efektit që duam të kemi dhe të çmimit që mund të paguajmë.
Lash extension vendosen duke përdorur si bazë qerpikët natyralë dhe ngjiten një nga një nëpërmjet një pince të vogël dhe një ngjitëse joalergjike. Ekzistojnë extension për qerpikët me ngjyra të shumëllojshme, trashësi dhe gjatësi dhe përkulje nga më të ndryshmet, për t’u përshtatur sa më mirë me vështrimin tuja.
Mund të zgjidhni qerpikë shumë të gjatë me një efekt vitesh’60, ose mund të keni një vështrim të zgjatur dhe joshës si ai i një maceje duke ngjitur qerpikë më të gjatë drejt pjesës së jashtme të syrit dhe më të shkurtra drejt pjesës së brendshme të syrit.

Por, sa zgjat lash extension?

Kohëzgjatja është shumë e ndryshme sipas periudhës së ndërrimit natyral të qerpikëve tuaj, por mund të shkojë edhe deri në dy muaj. Zakonisht, efekti dobësohet gradualisht dhe mbas një trajtimi të parë, mund të kryeni një tjetër vetëm për të rindërtuar extension që kanë rënë. Provoni zgjatjen e qerpikëve për periudhën e plazhit dhe nuk do të pendoheni!

Burimi: Living.al

Komento