Zinku nxit krijimin e rruazave të bardha

Zinku nxit krijimin e rruazave të bardha

Zinku nxit krijimin e rruazave të bardha Zinku nxit krijimin e rruazave të bardha të gjakut në palcën e eshtrave dhe, në të njëjtën kohë, pjekjen e të ashtuquajturave limfociteve T, të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen e organizmit nga mikrobet.

Përpos kësaj, zinku pengon inflamacionet dhe mbyt viruset. Ai nuk lejon që viruset e gripit të shumohen dhe, me anë të mukozës së rrugëve të frymëmarrjes, të depërtojnë në organizëm. Nëse merrni zink, atëherë i zbutni simptomat e gripit dhe ftohjes, duke u shëruar më shpejt. Preferohen 10 deri 20 mg zink në ditë.

Përpos kësaj, zinku vepron edhe si antioksidues, gjë që dmth se neutralizon veprimin e radikaleve të lira, duke parandaluar paraqitjen e kancerit.

Gjatë menstruacioneve, femrat humbin edhe minerale, prandaj në këtë periudhë ato duhet të kenë kujdes që, me ushqim, të marrin sasi të mjaftueshme të zinkut. Shtatzënave, grave gjidhënëse dhe të sëmurëve kronikë, u preferohen 25 miligramë zink në ditë. Edhe sportistët kanë nevojë për më shumë zink.

Komento