Zvicër, dalin në treg hamburgera me insekte

3

Rrjeti i dytë më i madh i supermarketeve në Zvicër ka njoftuar se do të shesë hamburgera me insekte duke nisur nga java e ardhshme.

Produktet, që do të jenë të prodhuara nga Essento, do të jenë të disponueshme në Gjenevë, Bernë dhe Zyrih.

Kështu, Zvicra bëhet vendi i parë evropian që autorizon shitjen e ushqimeve me bazë insektesh për njerëzit.

Në muajin maj, ligjet për ushqimin në Zvicër u ndryshuan në mënyrë që të lejohej shitja e ushqimeve që përmbanin bulktha, karkaleca dhe krimba./ Top Channel

Komento