Home Teknologji ‘Smartphone’-ët shkaktojnë depresion

‘Smartphone’-ët shkaktojnë depresion

Shikimi i tepërt në ‘smartphone’ mund të çojë deri te depresioni, pohojnë psikologët.

Shikimi i vazhdueshëm në ekrane ju largon nga njerëzit dhe ju vendos në pozitë pasive, kështu që nuk mund të përballeni me probleme personale”, thotë profesoresha e psikologjisë, Keri Kuper. “Mu sikur që bën televizori ngjyrat e të cilit ju tërheqin dhe ju shtypin ndjenjat.

Edhe televizori edhe telefonat mund të krijojnë një varësi dhe dëm, sepse okupojnë mendjen tuaj pir nuk e nxisin atë”.

Edhe ekspertët nga Suedia pajtohen me faktin që pajisjet moderne mund t’i kontribuojnë stresit, gjumit të keq dhe depresionit; ndërsa një studim ka zbuluar se 28 për qind e femrave i fajëson telefonat mobilë për shkatërrimin e jetës seksuale. Kontrollimi i ngulët i postës elektronike dhe ‘Facebook’-ut krijon efekte të ngjashme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...