Home Shëndetësi 10 llojet e sëmundjeve më misterioze në botë

10 llojet e sëmundjeve më misterioze në botë

10 llojet e sëmundjeve më misterioze në botëProgeria

Progeria është një dëm që ndodh prej periudhës kur fëmija është në bark të nënës. Vuajtësit e kësaj sëmundjeje fatale kanë një pamje të çuditshme të një plakjeje të parakohshme dhe vdesin zakonisht rreth moshës 13-vjeçare.

Rritja e thellë nis në moshën ndërmjet 9 dhe 24-muajshe, duke përfunduar në zhvillime jonormale të fytyrës dhe pabarazi ndërmjet fytyrës së vogël, syve të dalë dukshëm dhe grykës së pazhvilluar.

Deri në moshën dyvjeçare, flokët, qerpikët dhe vetullat zhduken tërësisht.

Organizata Amerikane e Sëmundjeve të rralla thotë se vuajtësit e sëmundjes humbasin shtresën e dhjamit pas lëkurës dhe me kalimin e kohës elasticiteti i mureve arteriale bie, duke çuar në vdekje nëpërmjet infarkteve në 90 për qind të rasteve.

Alergjia ndaj ujit

Deri më sot njihen vetëm 30 raste të prekura nga kjo sëmundje e quajtur alergjia e ujit ose “aquagenic urticaria”, që është tmerrësisht e rrallë, por që ekzistenca e saj është konfirmuar nga organizatat botërore të shëndetësisë. Të prekurit nga kjo sëmundje shfaqin simptoma të alergjisë ndaj ujit. Zakonisht ndodh në moshë madhore dhe është shpesh pasojë e mosbalancimit hormonal, që ndodh pas lindjes së fëmijëve.

Një rast ndodhi në Britaninë e Madhe, në prill të këtij viti, duke e detyruar një nënë 21-vjeçare të mos pinte ujë apo të lagej nga shiu, pasi lëkura e saj pësonte djegie të dhimbshme. Ajo mund të bënte dush maksimumi për 10 sekonda në javë dhe mund të pinte vetëm Kola distike. Nuk është me kuptimin e plotë mjekësor të fjalës alergji, por mbindjeshmëri ndaj joneve që ndodhen në ujin e padistiluar.

Sindroma e theksit të huaj

Të prekurit nga sindroma e theksit të huaj në mënyrë të pashpjegueshme gjejnë veten e tyre duke folur në një dialekt të pakuptueshëm. Vetëm 60 raste janë regjistruar deri më sot.

Doktorët në fillim e përcaktuan si një problem psikiatrik, por në vitin 2002, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në Angli vërejtën se të prekurit ndanin mes tyre të njëjtat probleme mendore, që çonin në ndryshimin e nivelit të zërit, theksimin më të madh të zanoreve dhe probleme të tjera.

Sipas Revistës së Neurolinguistikës, të prekurit nuk do të thotë se janë përballur ndonjëherë me theksin e huaj që përdorin, zëri i tyre i ri nuk është mirëfillti një theks i huaj, por ndryshimet në zë zakonisht shfaqin ngjashmëri të çuditshme me theksa të tjerë botërorë. Rasti i parë i zbuluar ishte një grua norvegjeze në vitin 1941, e cila zhvilloi një theks të fort gjerman dhe u izolua nga komuniteti i saj.

Vdekja nga të qeshurit

Vdekja nga të qeshurit, e njohur më shumë si Kuru, ishte ekskluzivitet i popullit tribal Fore në Guinenë e Re. Sëmundja që karakterizohet nga shpërthime të së qeshurës në mënyrë maniake, u bë lajm i parë në vitet ‘50 dhe tërhoqi vëmendjen e doktorëve anembanë botës. Fizikanët amerikanë dhe australianë mbikëqyrën një grua dhe një burrë me gjymtyrë që vijonin të dridheshin, të cilët i shpëtuan shpërthimit të të qeshurës, por një deri në tre muaj më vonë të prekurit do të nisnin të dridheshin, humbën aftësinë për të qëndruar, u bënë të vëngërt dhe humbën aftësinë për të folur, përpara se të vdisnin përfundimisht.

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Neurologjike raportoi se testet mbi të vdekurit treguan se vdekja ishte pasojë e krijimit të vrimave në tru, të njohura si “djathi zviceran”.

Fizikani amerikan Charlton Gajdusek, i cili punoi për këtë infeksion, deklaroi se sëmundja përhapej ndërmjet banorëve të fisit, si pasojë e traditës së tyre për të ngrënë familjarët pas vdekjes. Kur kanibalizmi u eliminua, epidemia përfundoi. Në vitin 1976, Gajdusek u nderua me çmimin “Nobel” për punën e tij.

Fibrodysplasia ossificans progressiva (FOP)

Në vitin 1938, amerikani Harry Eastlack ishte 5 vjeç kur theu këmbën. Fraktura nuk u rregullua në mënyrën e duhur, ijët dhe gjuri i tij u ngjitën së bashku dhe në mënyrë të çuditshme rritja e kockave vazhdoi në muskujt e kofshës së tij. Në mes të viteve `20, shtylla vertebrale nisi të ngjitet me të. Kur vdiq në moshën 39-vjeçare në vitin 1973, ai kishte mundësi të lëvizte vetëm buzët e tij. Ai vuajti nga Fibrodysplasia ossificans progressiva (FOP), një sëmundje e rrallë që prek afërsisht 1 deri në 2 milionë njerëz, ku tendinat dhe ligamentet e trupit pësojnë një metamorfozë të çuditshme, duke u shndërruar në kockë.

Kjo situatë është e lindur dhe karakterizohet nga keqformimi i gushtit të madh të këmbës prej lindjes. Eastlack dhuroi skeletin e tij për kërkime mbi sëmundjen dhe sot shfaqet në muzeun “Mutter” në Filadelfia. Shoqata Ndërkombëtare FOP vijon kërkimet për këtë sëmundje të rrallë.

Sindroma e Lizës në Botën e Çudirave

Sipas Manualit të Mjekësisë Klinike të Oksfordit, të prekurit nga sindroma e Lizës në Botën e Çudirave perceptojnë objektet sikur janë shumë herë më të vogla sesa në realitet. Kjo situatë e njohur ndryshe si mikropsia ose pamja e liliputit, prek gjithashtu edhe sensin e të dëgjuarit, të prekurit dhe perceptimit mbi imazhin e një personi mbi trupin e tij.

Sindroma shoqërohet me migrenë dhe është emërtuar nga libri i Lewis Carroll “Liza në Botën e Çudirave”, ku Liza ka eksperienca të çuditshme të përngjashme me ato që kanë të prekurit nga mikropsia. Fakti se Carroll vuante edhe ai nga migrena është e dokumentuar dhe disa persona spekulojnë se sëmundja e tij mund të ketë krijuar shumë pasazhe të librit.

Porfiria

Urina dhe jashtëqitja e purpurt e bëjnë famëkeqe porfirin, sikurse edhe fakti që mbreti britanik “i çmendur” i shekullit 18, Xhorxhi III, vuante prej kësaj sëmundjeje. Porfiria krijon komplikime në prodhimin e “hemës”, një proteinë jetësore për qelizat e kuqe të gjakut dhe prek lëkurën dhe sistemin nervor. Sulmet e sëmundjes shkaktojnë dhimbje të barkut, përzierje, vjellje dhe kapsllëk.

NORD liston edhe simptoma të tjera të sëmundjes si ndjeshmëri të lartë ndaj diellit, kruajtje dhe ënjtje. Rritja e shpejtë e flokëve në ballë është gjithashtu një simptomë.

Toksina e krijuar nga problemet e prodhimit të hemës, mund të krijojë edhe ngjyrimin e pjesëve të trupit, sidomos nëse ekspozohen në diell. Disa herë dhëmbët dhe thonjtë marrin ngjyrë të kuqe. Janë toksina që shkaktojnë urinën dhe jashtëqitjet e purpurta. Mbretëresha e skocezëve, Meri, Vinsent Van Gog, Mbreti Nebuçadnezar i Babilonisë e të tjerë mund të kenë vuajtur nga kjo sëmundje.

Pika

Laraska, ose siç quhet në latinisht, mund të hajë gjithçka e po kështu mund të bëjnë edhe të prekurit nga kjo sindromë. Thuajse gjithnjë gra shtatzëna ose fëmijë, të prekurit zhvillojnë një oreks mbi substanca joushqimore, siç janë boja, balta, llaçi apo papastërtitë ose nganjëherë objekte që konsiderohen si përbërës të ushqimit si miell ose kripë. Kjo mund të konsiderohet si sindroma “Pika”, nëse oreksi vijon për më shumë se 1 muaj dhe të prekurit janë në një moshë kur ngrënia e këtyre objekteve vlerësohet si e papërshtatshme për zhvillimin e tyre. Kërkuesit shkencorë e kanë lidhur gjithnjë Pikën me mungesën e mineraleve, por sipas Organizatës Kombëtare të Sëmundjeve të Rralla, ekspertët duhet të gjejnë një arsye ose kurë reale për këtë sëmundje të çuditshme.

Sindroma Moebius

Moebius është një sindromë tmerrësisht e rrallë dhe gjenetike, e karakterizuar nga një paralizë e plotë e fytyrës. Të prekurit nuk mund të mbyllin sytë, të shohin nga njëra anë në tjetrën apo të formojnë shprehje me fytyrë. Gjithashtu, kanë probleme me gjymtyrët, si këmbë të shtrembra dhe mungesë gishtash.

Sipas Fondacionit të Sindromës Moebius, rastet më të shumta janë të izoluara pa ndonjë histori të mëparshme të ngjashme në familje dhe të prekurit zakonisht jetojnë gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme. Familjarët zakonisht mësojnë të kuptojnë gjuhën e trupit, qëndrimin dhe tonin e zërit për të kuptuar emocionet e komunikuesit dhe disa herë pretendojnë se kanë harruar se personi ka paralizë të plotë të fytyrës. /Gazeta Standard/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...