Home Shëndetësi 10 mënyrat për të ngadalësuar procesin e plakjes!

10 mënyrat për të ngadalësuar procesin e plakjes!

PlakjaNëse jeni në të njëzetat apo të tridhjetat, është koha e duhur për të parandaluar shenjat e plakjes. Por nëse jeni më e moshuar, akoma ka shpresë!

Dy gjërat kryesore që ju mund të bëni për të mirën e lëkurës tuaj janë të mos pini duhan dhe të mos i ekspozoheni rrezeve të tepërta të diellit. Por mos llogarisni që ndalimi i pirjes së duhanit dhe i vesit tjetër do të mbroj lëkurën tuaj nga ajo e cila tashmë ka ndodhur. “Fatkeqësisht, femra te reja po vazhdojnë të pijnë duhanin” thotë dermatologia Doris Day. “Është një ndër gjërat më të këqija, pas rrezeve të diellit, që ju mund ti bëni lëkurës tuaj.”

Shenjat e plakjes mund të jenë ende delikate në të tridhjetat, thotë Doris Day. “Por kjo është një kohë e mirë për të filluar për ti trajtuar ato.”

10 KËSHILLAT KUNDËR PLAKJES

Mbajeni lëkurën tuaj të re çdo dekadë me këto këshilla nga top-dermatologët.

1. PËRDORNI KREMDIELLI ÇDO DITË
Në mot me shi apo diell, për çdo sezon të vitit, përdorimi i kremave apo locioneve të tilla duhet të jetë në mënyrë automatike pjesë e rutinës tuaj ditore.

Aplikoni kremin kundër diellit ashtu siç ceket në etiketë. Shumica e njerëzve nuk e vënë atë në sasi të mjaftueshme, prandaj bëhuni liberale kur ju aplikoni atë, dhe riaplokojeni atë çdo një deri në tre orë, varësisht nga sasia e djersitjes, notit apo ekspozimit direkt të lëkurës tuaj në rrezet e diellit.
“Asgjë nuk kryen punë, nëse nuk keni vënë sasinë e mjaftueshme të kremës/locionit dhe nëse nuk e përdorni shpeshë atë” thotë dermatologia Heidi Waldorf. Mos harroni qafën, duart dhe krahët, porosit ajo.

2. SHMANGNI RREZITJEN, SI BRENDA ASHTU EDHE JASHTË
Rrezitja është një ndër gabimet më të mëdha për lëkuren që femrat e bëjnë, thotë Waldorf. Dëmtimi i lëkures me rrezatime ultraviolete e bënë atë të duket edhe më keq. Gjithashtu edhe rrezitja e tepruar në diell mund të shkaktoj njolla të lëkurës dhe dëmtim të elastinit dhe kolagjenit.
Nëse dëshironi të dukeni e rrezitur, dermatologia Doris Day ju rekomandon produkte për rrezitje pa diell. Ato mund të jenë në formë të sprejit, xhelit, apo kremave. Por mos harroni që ato nuk ju mbrojnë nga djegiet. Ju prap duhet të përdorni çdo ditë krema/locione kundër djegjes.

3. PËRDORNI SYZE DIELLI
Ato do të mbrojnë sytë tuaj nga dielli e gjithashtu edhe pjesën delikate të lëkures përreth syve. Madje, ju nuk do te krijoni më shumë rrudha nga lëvizja e syve gjatë gjithë kohës.

4. PËRDORNI KAPELË APO TESHA MBROJTËSE NGA DIELLI
Përdori këto së bashku me kremdiellin. Kapelat me mbrojtëse përpara janë zgjedhje shumë e mirë. Nësu duhet të qëndroni jashtë gjatë gjithë ditës, atëherë ju ndoshta duhet të bleni tesha që ju mbrojnë nga dielli. Ato duken njëjtë sikur teshat e zakonshme, thotë Doris Day. “Janë shumë të rehatshme për shëndetin tuaj, e gjithashtu përdorimi i tyre është një lëvizje e qëlluar kundër plakjes” vazhdon ajo.

5. MOS PINI DUHAN
Pirja e duhanit është lajm i keq për secilën pjesë të trupit. Në lëkurën tuaj, pirja e duhanit shkakton avari të kolagjenit dhe ngushton enët e gjakut që bartin oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurën tuaj. Pirja e duhanit në shumicën e rasteve shkakton rrudha të hershme të lëkurës tuaj. Me kalimin e kohës thonjtë dhe gishtat me të cilët pini duhan marrin ngjyrë të verdhë.
Dermatologia Day, e cila dikur edhe vet ishte duhanpirëse, fuqimisht ju sygjeron ndalimin e pirjes së duhanit. Ndoshta juve ju duhet të provoni disa herë derisa përfundimisht të hiqni dorë nga duhani, por është diçka që ia vlenë të provohet derisa të arrini qëllimin.

6. SHMANGNI PËRDORIMIN E TEPRUAR TË ALKOOLIT
Një pije me shokë apo një gotë verë gjatë darkës është në rregull. Por përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën tuaj dhe zgjeron enët e gjakut. Nëse konsumoni shumë alkool, mund të vijë deri te thyerja e enëve të gjakut apo Rosacea- çrregullim i lëkurës që manifestohet me skuqje dhe puçrra të vogla.

7. SHMANGNI ‘YO-YO’ DIETAT DHE KËRKONI NDIHMË PËR ÇRREGULLIMET NË USHQIM
Çrregullimet në ushqim, siç është anoreksia apo bulimia, i japin stres dhe e dëmtojnë të gjithë trupin, përfshirë këtu lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj. Këto janë çrregullime serioze madje kërcënuese për jetën tuaj, prandaj kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.
Shumë gra në të njëzetat dhe të tridhjetat kalojnë nëpër periudha të ‘yo-yo’ dietave, pa patur çrregullim të të ushqyerit. (sqarim: “‘YO-YO’ Dietat” janë dieta që manifestohen me humbje-fitim të peshës).
Sipas dermatologes Day, fitimi dhe humbja e peshës në mënyrë të përsëritur mund të shkaktoj një varme të lëkures.
“Në një pikë të caktuar, lëkura juaj nuk do ti përgjigjet ndryshimit të peshës në trupin tuaj” thotë ajo.
Kjo është edhe një arsye më shumë për të arritur dhe mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.

8. PËRDORNI RETINOID APO RETINOL
Retinoidet janë ilaqe të fytyres të përshkruara me recetë nga mjeku, siç është Retin-A, Renova apo Tazorac, që e ndihmojnë lëkuren që të duket sa më e re. Retinolet janë një formë më e lehtë e ilaqeve që ipen edhe pa recetë nga mjeku.
Nëse jeni shtatzënë ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, pyesni mjekun tuaj nëse përdorimi i këtyre ilaçeve nga ana juaj është i sigurt.
Gratë të cilat nuk planifikojnë shtatzaninë mund të përdorin retinoide edhe nëse janë në fillim të viteve të njëzeta.

9. KONSIDERONI PËRDORIMIN E ANTIOKSIDANTËVE DHE PEPTIDEVE
Për gratë në të njëzetat, gjëja themelore për kujdesin e lëkurës së së tyre është larja me një pastrues të butë, duke përdorur misturizer gjatë natës, të shoqëruar me një retinoid nëse është e nevojshme. Gjithashtu preferohet përdorimi i serumeve që përmbajnë peptide dhe antioksidante, siç janë Resveratroli, Çaji i Gjelbërt, dhe Vitamina A, C dhe E.
Nëse përdorni produkte të lëkurës që përmbajnë antioksidante, dermatologia Waldorf rekomandon aplikimin e tyre në mëngjes, para se të përdorni kremdiellin.

10. KONSIDERONI TRETMANIN PËR LËKURËN E RE TË DËMTUAR
Nëse ju keni dëmtime të lëkurës nga dielli apo janë shfaqur puçrrat në fytyren tuaj, microdermambrisioni, zhveshja e lëkurës dhe trajtimi me laser mund të ju ndihmoj.
Gjithashtu nëse keni puçrra, mos i tërhiqni ato. Shenjat që mbesin nga heqja e tyre do të duken si rrudha të tmerrshme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...