Home Këshilla të ndryshme 10 shenja që tregojnë se zemra është e dobësuar: Kushtoni kujdes, derisa...

10 shenja që tregojnë se zemra është e dobësuar: Kushtoni kujdes, derisa s’është bërë vonë

Dobësimi i zemrës më së vështiri zbulohet, prandaj dëgjoni mirë çfarë ju tregon trupi

Dobësimi i zemrës është lidhur me njerëzit e moshës së shtyrë, mirëpo në kohën e tashme këtij problemi i janë nënshtruar të gjitha gjeneratat, sepse kufiri për sëmundje të këtillë është zvogëluar.

Zemra, e cila praqet muskulin më të rëndësishëm në organizmin tonë, pa të cilin organizmi nuk mundet të ekzistojë, gjithashtu mund të dobësohet dhe të dështojë.

Çfarë është sëmundja e zemrës dhe si manifestohet?

Dobësimi i zemrës nënkupton që zemra nuk është mjaftueshëm e fortë që të pompojë gjakun nëpër organizëm për t’u siguruar mjaftueshëm oksigjen të gjitha qelizave në organizëm. Mu në vetë fillimin, zemra përpiqet që atë mungesë ta kompensojë në disa mënyra.

Zemra zmadhohet dhe tendoset më fuqishëm për të pompuar mjaft gjak dhe për t’i plotësuar kërkesat e organizmit.

Qelizat muskulore të zemrës zmadhohen, gjë që gjithashtu rrit fuqinë e zemrës.

Rritet edhe numri i rrahjeve të zemrës për të siguruar mjaft gjak.

Enët e gjakut në organizëm ngushtohen.

Për shkak të ngushtimit, rritet shtypja e gjakut, po ashtu me qëllim që organizmin ta furnizojë me sasi të mjaftueshme gjaku.

Këta mekanizma veprojnë një periudhë kohore dhe për këtë shkak dobësimi i zemrës di të jetë i maskuar vite të tëra. Atë moment kur ata mekanizma fillojnë të dështojnë, shfaqen simptomat e para.

Këtyre simptomave duhet t’u kushtoni patjetër kujdes:

Lodhja e shpejtë me rastin e aktiviteteve të thjeshta fizike

Djersitja gjatë ecjes

Humbja e frymëmarrjes

Kolla me rastin e qëndrimit shtrirë në shpinë

Ënjtja e nëngjunjëve

Stomaku i fryrë

Dhembje në gjoks

Rrahje e fuqishme e zemrës

Rrahje e shpejtë e zemrës

Zverdhja dhe shfaqja e ngjyrës së verdhemët në fytyrë

Nëse vëreni më shumë se dy simptoma të përmendura më sipër, është mirë që të kërkoni ndihmën e kardiologut i cili do t’ju udhëzojë në hulumtime të mëtejshme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Testi i gjakut mund të identifikojë “mbi 50 lloje të kancerit”

Shkencëtarët kanë thënë se një test i thjeshtë i gjakut mund të identifikojë 50 lloje të kancerit, zakonisht përpara shfaqjes së simptomave të para. Ekspertët shpresojnë se kjo gjë do të mund të ndihmonte në zbulimin e tumoreve më herët, kur ata janë të trajtueshëm. Ekipi që ka ardhur në këtë përfundim ka thënë se 99 për qind e rezultateve të...