10 shkaqet e paralizës

Shkencëtarët zbuluan dhjetë problemet shëndetësore të cilat i hapin rrugë paralizës.

Sipas një studimi të publikuar në The Telegraph dhe të realizuar nga Universiteti McMaster në qytetin Ontario të Kanadasë shkencëtarët përcaktuan tensionin e lartë të gjakut, konsumimin e cigares, obezitetin, mungesën e aktivitetit fizik, nivelin e lartë të kolesterolit, diabetin, alkoolin, stresin, depresionin dhe sëmundjet e zemrës si faktorë të cilët i hapin rrugë paralizës.

Studimi i cili përbën kërkimin më të gjerë përsa i përket shkaqeve të paralizës është publikuar në revistën mjekësore The Lancet dhe në të njëjtën kohë është paraqitur para opinionit publik në Kongresin Botëror të Kardiologjisë të organizuar në Pekin. Në studim janë analizuar 3 mijë persona që kanë kaluar paralizë dhe 3 mijë të tjerë të cilët nuk kanë kaluar paralizë.

Pjesëmarrësve u janë bërë pyetje në lidhje me mënyrën e jetesës, sa ushtrime bëjnë, si ushqehen, konsumojnë apo jo cigare, etj. Parë nga ky këndvështrim theksohet se personat të cilët konsumojnë cigare rrezikohen dy herë më shumë nga risku i paralizës, ushqyerja e çrregullt dhe depresioni e rrisin me 35% riskun, ndërsa stresi e rrit me 30%.

Ndërsa bërja e ushtrimeve, gjendja aktive ulin me 30% riskun e paralizës.