Home Modë & Estetikë 10-te gjestet e bukurise para gjumit

10-te gjestet e bukurise para gjumit

Per te mos u ngritur ne mengjes si nje zombie, ne mbremje ekziston nje ritual i vogel per tu mesuar dhe per tu bere zakon.

 

Asgje e komplikuar, vetem disa gjeste te vogla, thjesht per tu kujdesur per bukurine tuaj dhe te kurseni kohe ne pergatitje kur te bjere alarmi.

Pergatitni rrobat tuaja. Zgjidhni rrobat tuaja qe do te vishni neser dhe mbeshtetini ne nje karrige. Zgjedhja e veshjes heret ne mengjes mund te jete nje stres dhe mbi te gjitha mund te beni veshjen e gabuar.

Pastrimi i fytyres. Eshte mire te kujdeseni per higjenen e fytyres ne mbremje. Zgjidhni nje pastrues te lehte me nje perqendrim te vogel te acidit salicilik, per ta bere ftyren me te ndritshme.

Aplikoni nje krem anti-age( kundra moshes). Produktet qe parandalojne rrudhat punojne me mire gjate oreve te gjumit. Nese ende nuk keni nevoje per nje trajtim kundra plakjes, te pakten perdorni nje krem hidratant, vecanerisht nese lekura juaja eshte e thate. Ato me baze retinoli zevendesojne ne menyre te perkryer anti-plakjen.

Larja e dhembeve dhe pastrimi me fill dentar. Ky eshte nje veprim qe duhet te perseritet disa here gjate dites, por nese nuk keni kohe apo ju demton, te pakten 10 minuta para se te flini perkushtojuni higjenes orale.

Pastrimin  buzeve. Peeling mund te behet ne dy hapa, nderkohe qe ju lani dhembet kaloni furcen e dhembeve ne buze tuaja ne menyre delikate dhe me pas aplikoni nje balsam specifik. Po perse ky veprim? Ne kete menyre ju eleminoni lekuren e thate dhe me luspa.

Hiqni qimet e padeshiruara. Nese keni nevoje te rregulloni vetullat apo qimet e zakonshme qe dalin nga hunda apo veshet, bejini ate ne mbremje, cfaredo lloj irritmi do te zhduket brenda nates.

Beni stretching (terheqja e muskuje, trupit). Nese do ta beni kete veprim para se te shkoni ne shtrat do t’ju ndihmoje te relaksoheni dhe te bini ne gjume sa me lehte, nuk eshte e nevojshme te merrni pozicionet yoga, mjafton te terhiqeni pak.

Hiqni spinen. Dy ore para se te flini, fikni kompjuterin dhe celularin, qendrimi i lidhur ne internet ju ben hiperaktive. Pervec kesaj, disa studime thone se energjia e emetuar nga keto pajisje mund te nderhyje ne prodhimin e melatonit.

Mos pini alkool apo pije me permbajtje kafeine. Nuk eshte e vertete qe alkooli nxit gjumin, perkundrazi eshte i veshtire per tu tretur. Per me teper ai rrit dehidratimin dhe nxit fillimin e rudhave, me mire konsumoni nje dekafeinato, apo nje caj bimor, si caji jeshil i pasur me antioksidante.

Nderroni carcafet nje here ne jave. Lekura e vdekur depozitohet ne carcafe, ne mengjes eshte mire te rregullohet shtrati dhe jasteket, pervec kesaj nje here ne jave nderroni carcafet.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...