Në ditët e sotshme, rritja e nivelit të konsumit të ushqimit, obeziteti, sëmundjet kardi-vaskulare, janë bërë probleme me shumë rëndësi. Arsye të tjera që shkaktojnë sëmundjet e zemrës janë stresi personal dhe ai profesional, mënyra jo të përshtatshme të të ushqyerit dhe dembelizmi, mungesa e një jete aktive. Sëmundjet e zemrës dhe të tensionit të gjakut janë menduar që shkaktohen nga niveli i lartë i kolesterolit.

Perimet jeshile
Perimet jeshile janë shumë të shëndetshme dhe të dobishme për shendetin tuaj, pasi ato ulin rrezikshmërinë nga kanceri dhe sëmundjet e tjera të zemrës.

Proteina soje
Në thelb soja merret si sojë gjize, ose mish i grirë. Soya dëshmon të jetë një alternativë e mrekullueshme për mishin e kuq, i cili përmban yndyrë të lartë duke shkaktuar rritjen e kolesterolit.

Drithërat
Elb, miell, fasule, janë disa nga dritherat të cilat janë një burim i pasur me vitamina dhe fibra natyrale. Përveç kësaj ato përmbajnë dhe kalcium, hekur, vitaminë E, anti-oxidantë, magnez. Nësë perfshini perimet në produktet tuaja ushqimore do t’ju ndihmojë të ruani nivelin e gjakut.

Vaj ulliri
Konsumimi i vajit të ullirit është një nga produktet ushqimor më të shëndetshëm dhe i dobishëm për zemren tuaj. Përfshirja e vajit të ullirit në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit. Ju mund të zëvendesoni majonezën në sallat me vaj ulliri, ose mund t’a përdorni atë gjatë proçesit tuaj të gatimit.

Mollat
Besoj që tashmë e keni dëgjuar shprehjen “Një mollë në ditë mban doktorin larg”. Molla ështv shumë e dobishme për parandalimin e mpikjes së gjakut. Mollat mund t’i konsumoni të shoqëruara me drithëra në mengjes, ose si vakt i lehtv gjatë paraditës ose masditës.

Domatet
Janë një burim mjaft efektiv i vitaminave, sidmos në pastrimin e gjakut. Nësë i konsumoni në mënyrë të rregullt gjatë dietës tuaj, ju do të parandaloni sëmundje të ndryshme të zemres.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...