Home Udhëtim & Turizëm 31 milionë turistë parashikohet ta vizitiojn Turqinë

31 milionë turistë parashikohet ta vizitiojn Turqinë

Turqia sivjet po kalon një sezon të mirë turizmi. Vitin e kaluar numri i turistëve që vizituan Turqinë ishte 28 milionë, pritet që këtë vit shifra të arrijë në 31 milionë.

Zgjatja e pushimeve zyrtare të Ramazanit të Bajramit në 9 ditë bëri që hotelet e Antalias të punojnë me kapacitet të plotë.

I ka kaluar të 8 milionët numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në Antalia që nga janari e këtej.

Pritet që ky fluks që vihet re në hotele dhe komplekse turistike të vazhdojë edhe në çerekun e fundit të vitit.

Një faktor i rëndësishëm që ndikon këtu është moti i mirë. Megjithëse ka ditë që kemi hyrë në muajin shtator në Antalja shikon ende ditë që duket se kanë mbetur nga stina e verës.

Hotelierët e Antalias vazhdojnë të mirëpresin si mysafirët vendorë, ashtu edhe ata të huaj.

Vitin e kaluar Turqinë e vizituan 28,5 milionë turistë, dhe parashikohet që këtë vit shifra të kapërcejë 31 milionët.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...