Home Këshilla të ndryshme 40% e rasteve me atak në zemër tek gratë ndodhin për këtë...

40% e rasteve me atak në zemër tek gratë ndodhin për këtë arsye

5Jeni 35 vjeç. Keni nivel normal të tensionit të gjakut dhe kolesterolit. Nuk ka asnjë arsye që shtrëngimi në gjoks që po ndieni të jetë shenjë e atakut në zemër, apo jo? Jo domosdoshmërish: “Shkaktari kryesor i atakut në zemër tek gratë nën moshën 50 vjeç nuk ka asnjë lidhje me nivelet e kolesterolit, peshës apo aktiviteti fizik”, thonë ekspertët.

Në fakt, nëse do të shikoni në skaner arteriet e një personi një ditë para sulmit në zemër, mund të thoni: Duken shumë mirë.

Shkaktari kryesor i problemeve me zemrën tek gratë në moshën 20-40 vjeç është disertacioni i vetvetishëm i arterieve koronare, një çarje e murit të aortës e cila mund të japë vdekje të papritur tek pacientë që janë hipertonikë dhe që kanë një zgjerim të aortës. Këto fakte kryesore në lidhje me disertacionin e arterieve duhet t’i dijë çdo grua:

Asnjë nuk është imun (megjithatë ka disa faktor që rrisin shanset

80% e rasteve të disertacionit të arterieve ndodhin tek gratë dhe 30% e tyre ndodhin gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë ose pak pas lindje.

Ekspertët mendojnë se kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale në shtatzëni, që ndihmojnë në zgjerimin e indeve në kanalin ku lind fëmija, si dhe tek enët e gjakut në zemër tek disa gra.

Njerëzit me çrregullime të indeve lidhëse, sidomos displasia fibromuskulare jokoronare, janë gjithashtu të rrezikuar të preken nga kjo formë e atakut në zemër.

Simptomat janë të njëjta me sulmet në zemër tek të moshuarit

Shenjat e disertacionit të arterieve janë të njëjta me ato të një sulmi tipik në zemër, që shkaktohet nga formimi i pllakës bakteriale. Megjithatë, në përgjithësi, gratë e çdo moshe përjetojnë më shumë simptoma të ngjashme me atakun në zemër krahasuar me burrat.

Nuk ka një trajtim të veçantë

Duhet të bëni teste të gjakut për të përcaktuar nëse rrezikoheni nga ataku në zemër. Në këtë mënyrë mjekët kanë mundësi t’ju tregojnë arsyet e bllokimit të arterieve. /Burimi: Prevention – Gazeta Shendeti/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...