Home Ushqim 48 % e pijeve të gazuara përmbajnë bakterin Coliform

48 % e pijeve të gazuara përmbajnë bakterin Coliform

Gati gjysma e pijeve të gazuara, nga aparatet të cilat më së shpeshti gjenden në restorantet e ushqimit të shpejtë, përmbajnë baktere të rrezikshme dhe kërpudha.

Mikrobiologët nga universiteti ‘Hollins’ kanë zbuluar se 48 për qind e pijeve të gazuara nga aparatet, përmbajnë bakterin e rrezikshëm Coliform, e cila përndryshe gjendet në fekale.

Mirëpo, që kjo të jetë edhe më e tmerrshme, është zbuluar se shumica e këtyre baktereve është rezistuese ndaj antibiotikëve. Janë testuar 90 pije nga 30 aparate, ndërsa rezultatet janë botuar në revistën shkencore ‘International Journal of Food Microbiology’.

Bakteri Coliform bateria gjendet në 48 për qind të pijeve të testuar, ndërsa 20 për qind e tyre kishte numër të organizmave heterot më të lartë se 500 cfu/ml.

Më shumë se 11 për qind e pijeve, përmbanin bakterin Escherichiju coli [E. Coli] , ndërsa mbi 17 për qind atë Chryseobacterium meningosepticum. Përveç tyre, janë vërejtur edhe mikroorganizma të tjerë patogjenë, siç janë Klebsiella, Staphylococcus, Stenotrophomonas, Candida dhe Serratia. Shumica e këtyre baktereve të identifikuara, kanë treguar rezistencë në njërin apo më shumë nga 11 antibiotikët e testuar”, thuhet në rezultatet e studimit.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...