Home Këshilla të ndryshme 5 këshilla për femrat nga meshkujt

5 këshilla për femrat nga meshkujt

5 këshilla për femrat nga meshkujtKur është fjala për njohjen e personit të zemrës, duhet të lodheni pak për të arritur deri në atë pikë. Ne kemi këshilla të dhëna nga vetë ata për Ju, në mënyrë që herën tjetër kur të pyesni: “Çka po mendon ai?”, ta keni të gatshme përgjigjen.

Mos u zemëroni, nëse nuk jua kthejnë mesazhet në atë moment. Nganjëherë jemi të zënë me punë dhe mund t’jua kthejmë më vonë.

Pa marrë parasysh ato që dëgjoni, duhet ta kuptoni që meshkujt mund të jenë ‘vetëm miq’ me një femër tjetër. Disa femra vërtet bëhen xheloze pa arsye.

Nganjëherë kemi nevojë të dalim me shokë. Vetëm pse ju nuk jeni e ftuar, nuk do të thotë se keni arsye për brengosje apo xhelozi. Kjo, madje na bën të kuptojmë rëndësinë e kohës që kalojmë me ju.

Ju lutem pranoni komplimentet! Është frustruese kur i jep një kompliment një femre dhe ajo nuk pajtohet me ty. Ne nuk kërkojmë për aprovimin tuaj, thjesht ju tregojmë se sa bukur dukeni.

Nuk na pëlqen kur një vajzë shtiret se pëlqen të njëjtat gjëra me ne. Nëse unë them: “Më pëlqen futbolli” dhe ajo thotë të njëjtën gjë menjëherë, kjo është një gjë negative. Duhet të keni interesa tuaja dhe t’i mbroni ata.

Burimi: Telegrafi.com

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...