Home Këshilla të ndryshme 5 këshilla për mishra dhëmbësh të fortë

5 këshilla për mishra dhëmbësh të fortë

Shumë persona ankohen dhe kanë probleme me mishrat e dhëmbëve. Por si mund të arrihet që mishrat e dhëmbëve të jenë më të fortë? Po edhe për këtë ka një zgjidhje, por që duhen ndjekur disa këshilla për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Lëngu i portokallit, mishi, peshku, karota, dardha, molla, banania, kosi dhe qumështi janë disa nga përbërësit që ndihmojnë në këtë drejtim.

Ja 5 këshilla për mishra dhëmbësh të fortë:

1. Në mesditë pini limonada dhe lëng portokalli, përmbajnë vitamina që riaktivizon qarkullimin, pra oksigjenon qelizat e mukozës së gojës dhe forcon mishrat e dhëmbëve. Jo vetëm kaq, vitaminat aktivizojnë enzimat e mukozave duke krijuar një barrierë mbrojtëse ndaj mikrobeve.

2. Konsumo të paktën 2-3 herë në javë mish dhe peshk: Kanë proteina që mbajnë qelizat në formë.

3. Mos harro të futësh në dietën tënde karota, dardhë e mollë, janë të pasura me ujë dhe me fibra dhe i mbajnë të freskëta e të pastra mishrat e dhëmbëve.

4. Konsumo hera-herës ndonjë banane: përmban ksititol, një lloj sheqeri që bllokon prodhimin e baktereve.

5. Në mëngjes konsumo kos me qumësht lope ose dhie, Laktobakteret e tij mbajnë nën kontroll bakteret e gojës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...