Home Modë & Estetikë 5 preparate kozmetike që nuk ju duhen

5 preparate kozmetike që nuk ju duhen

Toniku paraqet thjeshtë harxhim të parave kot, mendon dermatologu Leslie Baumann.

Tonikët janë shpikur për shkak se preparatet për pastrimin e fytyrës linin një gjurmë të rrëshqitshme në lëkurë. Preparatet moderne për pastrim kanë përparuar aq shumë, sa që tonikët thjeshtë janë bërë të panevojshëm.

Maska për shputa të këmbëve

Po ashtu është një prodhim i panevojshëm. Nëse doni që të keni shputa dhe thembra të buta e të lëmuara, bëni pedikyr dhe lyeni shputat rregullisht me kremra të yndyrshme.

Shkëlqyesi për buzë

Balsami mjafton që buzët tuaja të jenë të buta dhe sensuale. Përdoreni balsamin sa më shumë që të jetë e mundur e, sasinë e tepërt të yndyrës, nëse ju pengon, mblidheni me letër apo pambuk, këshillon Emily Kate Warren, eksperte për grim dekorativ.

Kremi kundër celulitit

Nuk ekziston ai losion, krem apo ajo shkumë që ua largon celulitin. Kjo është pasojë e mënyrës së të ushqyerit, ku më së shumti ka rëndësi që të pini sasi të mjaftueshme të ujit dhe të ushtroni sa më shumë.

Kremi për qafë

Qafën duhet ta trajtoni njësoj sikur fytyrën: aplikoni kremra hidratuese me faktor mbrojtës nga rrezet e diellit çdo mëngjes, kurse në mbrëmje lyuni me pomadë që përmban retinol.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...