6-të këshilla për t’i përjetuar të njëqindat

Shumë njerëz mund t’i mbërrijnë të 100-at nëse i përcjellin shtatë këshilla të thjeshta, në bashkëpunim të ngushtë me mjekun.

1. Lëvizni më shumë. Mungesa e aktivitetit mundet ta shkurtojë jetëgjatësinë për katër vjet, ndërsa ata njerëz që janë aktivë fizikisht dyfish më shumë kanë gjasa të shmangnin sulmin në zemër dhe në tru.

2. Kontrolli i nivelit të kolesterolit është shumë me rëndësi. Niveli i lartë i kolesterolit në gjak mund të sjellë në grumbullimin e shtresave dhjamore në arterie që shtojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe tru.

3. Ushqehuni shëndetshëm. Ushqimi që përfshin pemë dhe perime është mënyra më e rëndësishme për ta përmirësuar shëndetin.

4. Kontrollojeni shtypjen e gjakut, ngase shpesh kjo konsiderohet si “vrasës i heshtur”.

5. Kujdes me peshën trupore.

6. Ndaloni së konsumuari duhanin. Gjysma e duhanxhinjve vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani, përfshirë këtu sëmundjet e zemrës, kancerin dhe bronkitin kronik.