Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna 6-të ushqime që ndalohen për shtatzëna

6-të ushqime që ndalohen për shtatzëna

6-të ushqime që ndalohen për shtatzënaShmangja e ushqimeve të caktuara mund ta reduktojë rrezikun nga helmimi prej ushqimit, dhe rrezikun e bebes tuaj për problemeve zhvillimore.

Ekspertja e dietave, Susan Short, një zëdhënëse për Shoqatën Britanike të Dietistëve, ka zbuluar ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë:

Djathi i butë

Pasi që mund të shkaktojë infektime bakteriale si listeroza, salmonella dhe shoku toksik.

Sallama dhe pashteta

Çdo pashtetë me produkte mushkërie, është e lartë në vitaminën A e që mund të jetë toksike për zhvillimin e foshnjes.

Peshku

Shmangni peshqit që përmbajnë nivele të larta të merkurit si psh. peshkaqeni, peshk-shpata dhe marlini, e që mund ta prekin sistemin nervor të foshnjes.

Kafeja

Kafeina e tepërt mund të çojë në abortim, apo në peshë të ulët të foshnjes kur lindë. Po ashtu, foshnja mund të zhvillojë varësi ndaj kafeinës, që është esencialisht drogë/ilaç.

Alkooli
Edhe pse thuhet se një gotë ose dy alkool i bëjnë mirë çdokujt, The Chief Medical Officers për Britaninë e Madhe rekomandojnë që nëse jeni shtatzënë apo synoni të mbeteni, atëherë nuk duhet të pini aspak alkool.

Vezët e pagatuara

Po ashtu rrezikojnë që ju të infektoheni nga salmonella.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...