Home Këshilla për Prindër 7 mënyra për të ndihmuar fëmijën të bjerë nga pesha

7 mënyra për të ndihmuar fëmijën të bjerë nga pesha

Shpeshtësia e obezitetit në fëmijë sa vjen dhe rritet. Studimet e fundit tregojnë një rritje dhe të shpeshtësisë së mbipeshës.

Nuk ekziston një rrugë e shkurtër dhe e thjeshtë për të ndihmuar fëmijën tua të bjerë nga pesha. Ndaj nevojitet një modifikim afatgjatë i mënyrës së jetesës dhe asaj të ushqyerjes së fëmijës, çka kërkon përfshirjen e tyre në strukturën e familjes.

or si të realizohet? Më poshtë renditen disa këshilla…

Përcakto qëllime realiste për fëmijën tuaj

Fëmija juaj është ende duke u rritur dhe ndoshta është më mirë ta ndihmoni atë ta mbajë peshën se sa ta humbasë. Në qoftë se gjatë zgjatjes, bebi nuk shton në peshë, natyrisht ai do të dobësohet. Prandaj, një rënie në peshë prej rreth 450 gramë në javë, për fëmijët obezë, do të ishte e kënaqshme, për të mos dëmtuar rritjen e fëmijës. Ajo që ka rëndësi është që fëmija juaj të përshtatet me mënyrën e re të jetesës.

Inkurajo aktivitetet fizike

Çdo lloj aktiviteti aerobik mund të ndihmoje fëmijën tuaj të harxhoje kaloritë e tepërta. Ecja sportive, marshimet, ecja me biçikletë, patina etj., janë mënyra shumë të mira për të djegur kaloritë e tepërta. Ju gjithashtu duhet ta inkurajoni fëmijën tuaj të bëjë një jetë aktive, si p.sh.: të ngjitet nga shkallët dhe të mos përdorë ashensorin, të ecë në këmbë dhe jo me makinë për te shtëpitë e miqve të tij, etj.

Zgjidh ushqime të shëndetshme dhe të ushqyeshme

Inkurajo fëmijën të hajë tre vakte jo të bollshme dhe 2 vakte të ndërmjetme të vogla, në mënyrë që ai të mos qëndrojë gjatë pa ngrënë që të ndihet i uritur, çka do ta zemëronte atë. Siguroji sasi të bollshme frutash dhe perimesh dhe inkurajoje të pijë ujë në sasi të bollshme. Një portokall jo vetëm që ka më pak kalori se sa një gotë me lëng portokalli, por duke pasur fibra, e ndihmon fëmijën tuaj të ndihet i ngopur dhe për rrjedhojë i kënaqur. Jepi ushqime me pak yndyrë, si: qumësht i skremuar, jogurtë apo djathëra me pak yndyrë. Kokoshkat ose gjevrekët janë një zgjedhje shumë më e mirë se patatinat, biskotat apo petullat.

Ndrysho mënyrën e të ushqyerit të familjes

Inkurajo fëmijën që të ushqehet vetëm kur është i uritur dhe mos ta shohë ngrënien si aktivitet. Shërbeji vaktet e familjes vetëm në kuzhinë ose në dhomën e ndenjjes, pa kryer asnjë veprimtari tjetër, siç është të parit e televizorit. Në qoftë se fëmija juaj ha duke parë televizor, ai mund të haje aq shumë sa të mbingopet.

Provo të ndryshosh mënyrën e sjelljes

Një “sistem shpërblimi” mund ta ndihmojë fëmijën tuaj për të qenë më i motivuar për të zbatuar dietën e tij. Për shembull: në qoftë se ai pi ujë në vend të koka-kolës për një javë, shpërbleje atë duke e lejuar të bëjë diçka që i pëlqen apo duke i blerë një lodër. Asnjëherë mos e shpërble me ushqime!

Kontrolloje rregullisht te pediatri

Dërgoje fëmijën çdo 2 javë tek mjeku për kontroll të peshës dhe, në qoftë se nevojitet, edhe për ekzaminim të gjakut. Nuk këshillohet peshimi i përditshëm, pasi ndryshimet ose jo të peshës i shtojnë stresin fëmijës.

Përkrahe dhe mbështete

Është mjaft e rëndësishme që gjithë familja të ndryshojë mënyrën e ushqyerjes për ta ndihmuar atë. Sigurohu që të mos mbani ushqime të mbetura në shtëpi. Mbaj në frigorifer karota, selino, fruta. Gatuaj ushqime të shëndetshme dhe me pak yndyrë për të gjithë familjen. Dhe mbi të gjitha: mbështete dhe jepi kurajë. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...