Home Këshilla të ndryshme 7 produkte kancerogjenë që mbajmë në shtëpi pa i ditur

7 produkte kancerogjenë që mbajmë në shtëpi pa i ditur

Me sa duket, shtëpia jonë mbart të fshehura substanca të dëmshme për shëndetin tonë. Një numër produktesh që zakonisht përdorim dhe blejmë në supermarkete, në fakt, mund të përbajnë substanca potencialisht të rrezikshme kancerogjene: formaldeida, nitrobenza, naftalina janë disa prej tyre.

Për të mos folur për përbërësit e tjerë që janë në gjendje të provokojnë alergjinë, azmën, sëmundjen e mëlçisë, të veshkave, të trurit edhe të aparatit riprodhues.

Këtu po rendisim 7 nga këto artikuj:

1. Nëse doni të krijoni atmosferë të veçantë me deodorantë dhe qirinj aromatizues, ju duhet t’i kushtoni vëmendje përbërësve të tyre: te  deodorantët duhet të shmangni ato që përmbajnë formaldeide dhe naftalinë. Më mirë të përdorni ato me bazë zeolite ose natyrore nga vajrat esenciale. Për qirinjtë, evitoni ato me parafinë aromatizuese artificiale sepse ato prodhojnë substanca të rrezikshme, duke përfshirë dhe blozën. Këshillohet të  përdoren qirinj me dyllë blete dhe me fitil pambuku.

2. Në qoftë se keni hobi pikturën, skulpturës, apo artikuj të ndryshëm të pikturuar duhet t’i kushtoni vëmendje përbërësve që përmbajnë: ngjitësja, ngjyrat akrilike, tretësit etj. kanë shumë mundësi të përmbajnë substanca kancerogjene.

3. Kujdes gjithashtu edhe për ngjyrat dhe llaqet që përdoren për të lyer dhomat, i jepni përparësi produkteve që janë të përbëra me komponime organike të paqëndrueshme, më mirë akoma ato që nuk i kanë.

4. Edhe detergjentet për pastrimin e qilimave, moketeve mund të fshehin substanca te dëmshme për shëndetin: më mirë përdorni ato me përbërës natyral.

5. Dhe insekticidet? Nëse keni kafshë shtëpiake në shtëpi dhe nga frika e pleshtave dhe parazitëve duhet të përdorni vetëm produkte me bazë natyrore si dhe të ndiqni rregullat përkatëse, kur dhe ku duhet ti përdorni.

6. Gjithashtu kujdes me rrobat që blini: preferoni ato që nuk kërkojnë perkloroetilenën për t’u pastruar. Shmangni pastrimin kimik dhe në qoftë se nuk mund të bëni dot pa të,  i kërkoni punonjësve të lavanterisë të përdorin , dyoksidit karboni me bazë të lëngshme ose detergjente pastrimi me bazë të lëngshme agrumesh.

7. Dhe, së fundi, mikrovala: është më mirë që të gatuhet në kontejnerë qeramike ose materiale qeramike.

Me pak fjalë, jo çdo gjë që shndrit,  është e mirë. Shikoni me kujdes ato që përdorni dhe sidomos ato që blini.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...