8 arsye pse urrehen festat e fundvitit

Gjatë festave të fundvitit humori nuk është në gjendje të mirë, madje një pjesë e mirë e njerëzve shfaqin shenja depresioni.

Simptomat që shfaqen më shpesh janë gjumi, shtimi i oreksit, shtimi në peshë, ndjenjë këputje, etj. E vetmja anë pozitive sipas studiuesve është se kjo periudhë kalohet me njerëzit e dashur, ndaj kjo është arsyeja që i kushtohet rëndësi këtyre festave.

-Në lidhje, kjo periudhë shoqërohet me zënka të shpeshta me partnerin. Kjo ndodh sepse ndoshta nuk është marrë dhurata e duhur, dëshira për të festuar është e ndryshme dhe ambientet që pëlqehen gjithashtu.

-Shëndeti. Përveç simptomave të depresionit, festat e fundvitit përkojnë si një periudhë ku një pjesë e mirë e njerëzve është e prekur nga gripi dhe virozat e stinës. Është e rëndësishme që gjatë festave të ruhemi nga të ftohtët dhe të shijojmë një periudhë pushimi.

-Zemra. Raportet e fundit tregojnë se gjatë këtyre festave një numër i madh personash humbin jetën nga infarkti, pasi kjo sëmundje rritet ndjeshëm në këtë periudhë të vitit, krahasuar me periudhat e tjera.

-Lëkura. Për shkak të temperaturave të ftohta, lëkura e humb shkëlqimin e saj, pasi në ambientet e mbyllura temperatura vërtitet rreth 30 gradë, ndërsa jashtë afro 0 gradë. Gjatë kësaj periudhe vëmendje e veçantë duhet treguar ndaj fytyrën, buzët dhe duart.

-Mbipesha. Trupi merr disa kilogramë gjatë festave, pasi teprohet disi me ushqimin dhe bëhen disa gatime që nuk përgatiten përditë.

-Sheqeri në gjak. Ëmbëlsirat e shumta që konsumohen gjatë kësaj periudhe çojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, ndaj kujdes mos e teproni me konsumimin e tyre.

– Ekonomia. Shpenzimet në fundvit rriten ndjeshëm pasi blerjet janë të shumta, duke bërë që muaji janar të na gjejë shpesh me xhepat thuajse bosh.

-Nostalgjia. Ambientet festive çojnë shpesh në nostalgji, për personat që nuk i kemi pranë, për ish-partnerët apo edhe për mënyrat se si festonim dikur. E rëndësishme është që të kënaqemi me personat që keni pranë, pasi nostalgjia e tepërt nuk na bën mirë, pasi na fut në një botë trishtimi.