Home Këshilla Seksuale 8 këshilla për të ndezur pasionin!

8 këshilla për të ndezur pasionin!

Sipas të dhënave më të fundit tek shumë femra pas kalimit të viteve vihet re se pasioni i tyre gjatë seksit zbehet, ndaj edhe jeta e tyre seksuale nuk është më ajo e para.

Sipas studiueses Laura Berman është e mundur të rikthehet pas ky pasion edhe pse
jo në të njëjtin nivel që ka qenë dikur.

Pse humbet pasioni
Angazhimet e jetës së përditshme luajnë një rol të rëndësishëm në braktisjen e interesit seksual ndaj partnerit. “Stresi, ankthi,depresioni çfarëdo shqetësimi tjetër që lidh jetën e një femre mund të ndikojë seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e saj. “E vërteta është se libidoja i një femre nuk do të jetë kurrë siç ishte në fillimet e saj me partnerin. Trupi i gruas nuk mund të mbështesë pasionin. Nuk do të mundeshin të bënin asgjë, nëse do të jetonin gjithmonë në atë fazë.

Kur shtohen problemet
“Është gjatë kësaj fazë koha kur problemet seksuale fillojnë të shtohen”, thotë Berman. Kur partnerët arrijnë në këtë fazë mendojnë se seksi duhet të jetë gjithmonë spontan dhe të kenë të njëjtën dëshirë të çmendur për të bërë seks, siç e kishin në fillimet e tyre. “Në fakt kjo fazë duhet të prodhohet dhe në fillim është shumë e çuditshme, por më pas bëhet një zakon dhe mund të ndihmojë shumë për të stabilizuar gjërat mes çiftit”, shton studiuesja. Sipas Berman ka disa mënyra për të rikthyer pasionin në një lidhje dhe ndër këshillat që ajo jep janë:

KËSHILLAT

1) Planifikoni një takim javor. Mund të dilni të darkoni jashtë ose thjesht të përfitoni nga një shëtitje për të biseduar.
Mos shkoni në kinema apo diku tjetër, ku nuk mund të bisedoni ose të shihni njërin-tjetrin gjatë gjithë natës.
2) Nëse nuk mund t’i lejoni vetes një dado, përfitoni nga koha kur ata janë në gjumë dhe pini një gotë verë me parterin në një nga cepat e shtëpisë.
3) Bëni gjëra interesante dhe eksituese së bashku. Në një studim
mes çifteve u vu re se çiftet, të cilët merrnin pjesë në aktivitete të tilla si kërcim, aktrim apo edhe ski, kishin nivelin më të lartë të intimitetit, lidhjes dhe interesit seksual. “Partnerët kanë nevojë të qëndrojnë sa më shumë bashkë,
në çdo vend dhe situatë për të forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre”, thekson Berman.

4) Merrni çdo ditë kohë për veten tuaj. Edhe pse puna, shqetësimet e profesionit, familja mund të jenë shumë stresuese.
10 deri në 15 minuta në ditë kujdes ndaj vetes, mund t’u ndihmojnë të ulni nivelin e stresit dhe të merrni më shumë energji për partnerin tuaj. Është e rëndësishme të jeni shumë energjike. “Sa më shumë joshëse dhe e lidhur të jeni me veten tuaj, aq më shumë e gatshme do të jeni për partnerin”, vazhdon studiuesja.

5) Kërkojini partnerit të mbajë fëmijët për disa mbrëmje në javë, ndërkohë që ju lexoni, bëni një dush, apo bëni ushtrime gjimnastikore.
6) Vishuni seksi dhe jepini partnerit çelësat e dhomës së hotelit që keni prenotuar për të qëndruar bashkë.
7) Kini kontakt fizik me partnerin edhe pse nuk kryeni marrëdhënie seksuale, përqafohuni, mbani duart e njëri-tjetrit, prekuni etj.
8) Eksperimentoni pozicione të ndryshme seksuale.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...