Home Këshilla të ndryshme 9 keshilla per meshkujt e shkurter

9 keshilla per meshkujt e shkurter

Tani edhe meshkujt e shkurtër nuk do të duken më të tillë. Të paktën defekti dhe meraku i tyre mund të zvogëlohet, nëse do të keni parasysh disa këshilla shumë të vlefshme.

Kujdes me ngjyrat e pantallonave, këmishat, veshjet me vija vertikale, blerjet online e të tjera si këto. Ka disa truke që po t’i shihni me detaj do t’ju rrisin disa centimetra, të paktën për syrin e tjetrit

Gjatësia është një prej problemeve më shqetësuese, jo vetëm të femrave por edhe të meshkujve. Mund të bëhet aq shqetësuese sa ju mund ta ndjeni veten të padukshëm në krahasim me meshkujt e tjerë të gjatë dhe deri në stresuese kur bëhet fjalë për të parë grupin e tyre të preferuar në një koncert të hapur. Këto fakte janë fakte disi stresuese, pa marrë në konsideratë faktet e tjera se meshkujt e gjatë konsiderohen si më të fortë, më të suksesshëm dhe më të preferuar nga femrat. Por kjo nuk do të thotë që meshkujt e shkurtër të dëshpërohen!!

Si fillim çështja e gjatësisë nuk ka fare lidhje me të qenit i suksesshëm. Mund të ketë qenë thjesht një koinçidencë apo thjesht një përjashtim rregullash, fakti që historikisht presidentët e shteteve të bashkuara të Amerikës kanë qenë të gjatë. Por këtu mund të përmendim edhe kategorinë tjetër: Andrew Carnegie, Harry Houdini, Robert Reich gjatësia e së cilëve nuk ka ndikuar fare në suksesin e tyre.

Të dukesh më i gjatë…thjesht një iluzion optik të cilin ju mund ta arrini lehtësisht

Duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj detajeve që vendosni në veshjen tuaj. Një detaj i vogël mund të tërheqë vëmendjen e të tjerëve dhe t’ju shpëtojë nga skanimi nga koka te këmbët. Më poshtë do të gjeni disa këshilla të thjeshta për t’u dukur më të gjatë:

Veshjet e errëta njëngjyrëshe
Nësë pjesa më e madhe e veshjeve tuaja përbëhet nga veshje njëngjyrëshe dhe kryesisht në ngjyrë të errët, është një gjë shumë e mirë sepse ngjyrat njëshe të krijojnë iluzionin e vazhdimësisë dhe në këtë rast të gjatësisë.

Nëse doni t’i kombinoni ngjyra të ndryshme, këshillohet që të vishni ngjyra të errëta nga mesi e pashtë sepse vështrimi i njerëzve do të niste që nga këmbët tuaja. Pantallona të errëta me këmishë në ngjyrë të hapur, krijojnë iluzionin e gjatësisë. E kundërta, këmishë e errët dhe pantallona në ngjyrë të hapur, e shkurton akoma edhe më shumë gjatësinë tuaj.

Vijat vertikale

Nëse blini veshje me vija, mundohuni që ato të jenë vertikale. Shikimi i të tjerëve do të ishte në mënyrë vertikale, gjë kjo që do të krijojë iluzionin e gjatësisë, në të kundërt nga vijat horizontale. Prandaj mundohuni që këmishat e reja që do të blini të jenë me vija të vendosura vertikalisht.

Veshje të masës suaj deri edhe më të vogla

Një veshje më e madhe sesa ajo e masës së duhur, e veshur mbi një mashkull të shkurtër do ta bënte atë që të humbiste akoma edhe më shumë në gjatësi. Mos lejoni që veshja juaj të përçojë një mesazh të tillë. Një prej zakoneve më të këqija të meshkujve është se kur blejnë rroba , i marrim ato 2-3 herë më të mëdha sesa masa e tyre e saktë. Një veprim i tillë do të ishte katastrofik tek meshkujt e shkurtër, ndaj bëni shumë kujdes. Idealja do të ishte që të kishit një rrobaqepës personal, i cili do të bënte gjithçka në bazë të përmasave dhe gjatësisë suaj, nëse nuk e keni një mundësi tjetër ju mbetet vetëm të bëni kujdes.

Detajet

Detajet janë ato të cilat do t’ju ndihmojnë për të krijuar iluzionin e gjatësisë. Një xhep I vockël më një shami do të tërhiqte vëmendjen e syrit. Të njëjtin efekt do të krijonte edhe një kravatë. Por bëni kujdes që të mos e teproni.

Veshjet e duhura

Vishni xhaketa – Vishni si xhaketa sportive, ashtu edhe xhaketa klasike por bëni kujdes që t’ju rrinë mirë tek shpatullat.

Pantallona të gjata – Meshkujt e shkurtër kanë avantazhin që edhe nëse blejnë pantallona të shkurtra mund t’i ngrjnë deri tek beli. Edhe nëse jeni të shëndoshë mundohuni të bëni të njëjtën gjë, sepse në të kundërt këmbët tuaja do të dukeshin akoma edhe më të shkurtra.

Këmishat dhe pantollonat e skurtra – Evitojini në maksimum këmishat dhe pantallonat me mëngë të shkurtra edhe gjatë stinës së verës. Nëse vishni pantallona të shkurtra, kyçet tuaja do të binin më shumë në sy dhe një gjë e tillë do ta theksonte akoma edhe më shumë problemin tuaj me gjatësinë. Në vend të tyre mund të vishni, pantallona linoje, të cilat gjatë muajve të nxehtë të verës janë shumë të përshtatshme.

Rrisni gjatësinë
Ashtu siç u tha edhe më sipër detajet e ndryshme mund t’ju ndihmojnë për të krijuar iluzionin e të qenit më të gjatë, por ju mund ta arrini edhe në disa mënyra të tjera një gjë të tillë. Mund të përdorni këpucët me pak takë, kështu që mos hezitoni për t’i blerë.

Bëni blerje në Itali

Është mjaft e vështirë për të gjetur rroba të përshtatshme për meshkujt e shkurtër, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur bëni blerja. Këshillohet që blerjet t’i bëni në vende të tilla si në Itali ku gjatësia mesatare e meshkujve nuk i kalon 1.60 m. Nëse doni të ndiqni tendencat më të fundit të modës, këshillohet Italia. Asnjëhëre mos bëni blerje on-line.

Blini te departamenti i veshjeve për meshkuj të rinj

Kjo nuk do të thotë që e gjithë gardëroba juaj të jetë e krijuar tek departamenti i të rinjve sepse disa veshje mund të jenë edhe të papërshtatshme, por pa përjashtuar faktin se në një pjesë të tyre ju mund ta gjeni veten shumë mirë.

Blini në dyqane të caktuara
Nëse e zgjidhni aty ku duhet gjithçka që vishni mund të mbuloni në përsosmëri çdo defekt që keni, siç është edhe ai i gjatësisë në këtë rast.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...