Home Këshilla të ndryshme A e dëmton diabeti trurin?

A e dëmton diabeti trurin?

Diabeti është ndërlidhur me një numër të madh të komplikimeve shëndetësore, siç janë sëmundjet e veshkave.

Por, hulumtimet e reja kanë zbuluar se personat e moshuar që kanë tipin 2 të diabetit mund të kenë më shumë vështirësi edhe me mendim dhe kujtesë

Gjatë studimit 5-vjeçar, pjesëmarrësit me diabet kanë pasur dobësim të kujtesës verbale dhe rrjedhshmërisë.

Por, ndonëse kujtesa dhe funksioni ekzekutiv (aftësitë e mendimit dhe planifikimit) ishin dobësuar në shkallë më të madhe te personat e diagnostikuar me tipin 2 të diabetit, kjo nuk ishte vërejtur në vëllimin e trurit.

Shkencëtarët thonë se janë befasuar nga ky zbulim, pasi që nuk kanë gjetur një lidhje mes madhësisë së trurit dhe problemeve me mendim e kujtesë.

Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se mesazhi i përgjithshëm i këtij studimi është i thjeshtë: tipi 2 i diabetit ndikon në funksionin e trurit.

Vlen të ceket se edhe studimet e mëhershme kanë konstatuar se diabeti mund t’ua dyfishojë personave me diabet rrezikun e zhvillimit të demencës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...