Home Shëndetësi A e dini arsyen pse na hapet goja?

A e dini arsyen pse na hapet goja?

A e dini arsyen pse na hapet gojaTë gjithë e pyesim veten pse na ndodh shpesh të na hapet goja. A është ky një mekanizëm i pavullnetshëm?

Kur ne e hapim gojën? Këto janë disa pyetje që u kanë dhënë përgjigje disa shkencëtarë.

Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme.

Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë. Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lirimin e endorfinës, hormonit të mirëqenies. Në disa raste gjatë hapjes së gojës ju mund t’iu dalin lot nga sytë duke qenë se stimulohet gjëndra e lotit.

Ndjeni që po ju hapet goja? Edhe pse nuk mund të jetë koha e duhur, ju nuk mund t’i shpëtoni hapjes së gojës. Në këto raste zgjidhja më e mirë është të mbani gojën pothuajse të mbyllur.

Shumë muskujt vihen në punë gjatë hapjes së gojës: ata të gojës, të qafës, të frymëmarrjes dhe të fytyrës. Dhe kur fillon hapja e gojës është e pandalshme. Këto janë disa nga argumentet që transmeton Civitas pse na hapet goja.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...