A e dini kur fillojmë ta humbim kujtesën?

Përfundimi i studimit dhjetëvjeçar në të cilin kanë marrë pjesë më shumës se 7.000 zyrtarë të qeverisë britanike është në kundërshtim me njohuritë e mëhershme.

Sipas këtij studimi, rënia e aftësive kognitive nuk fillon para vitit të 60-të të jetës dhe kjo mund të ketë ndikim të gjerë në hulumtimet e ardhshme të dementias.

Humbja e kujtesës dhe funksioneve të tjera trupore mund të fillojë herët, madje edhe me 45 vjet, çka paraqet sfida të mëdha para shkencëtarëve të cilat tentojnë të gjejnë mënyra të reja për të shëruar dementian, kanë bërë të ditur ekspertët.

Numri i madh i ilaçeve të reja për sëmundjen e Alzheimerit, forma më e shpeshtë e dementias momentalisht është në fazën e testimeve klinike, por pritjet janë të ulëta dhe disa ekspertë kanë frikë që ilaçet e reja janë duke u testuar në pacientë, të cilët janë shumë të vjetër që të tregohen dobitë e tyre.

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Archana Singh-Manoux nga Qendra për hulumtim të epidemiologjisë dhe shëndetit publik në Francë dhe London University College ka zbuluar rënie të moderuar të aftësive mendore te femrat dhe meshkujt në moshën prej 45 deri 49 vjeçare.

Në mes personave më të moshuar të përfshirë në studim rënia mesatare e funksioneve kognitive ka qenë më e madhe, por janë shënuar ndryshime të mëdha pavarësisht viteve, me një të tretën e të testuarve prej 45 deri 70 vjeç që nuk kanë treguar asnjë rënie.

‘Kjo nuk ndodh përnjëherë kur plakeni, por ndryshimet fillojnë shumë më herët”, ka thënë Singh-Manoux. “Hapi i ardhshëm është të dallohet kjo dhe të kërkohen faktorët e rrezikut”, ka shtuar ajo.