Home Këshilla të ndryshme A e ndihmoni gruan në punët e shtëpisë?

A e ndihmoni gruan në punët e shtëpisë?

Shumë lexues mund të japin gjykimin e tyre vetëm duke u nisur nga titulli. Dhe e quajnë si një sundim apo nënshtrim ndaj autoritetit të gruas.

Duroni pak sepse fjalët nuk pasqyrojnë apo përkufizojnë nënshtrimin ndaj autoritetit të gruas. Një emër i tillë (i sunduar nga gruaja) mund t’i jepet vetëm një të shkreti, i cili nuk ka një mendim personal për sa i përket konceptimit të përgjithshëm, nuk del kundër fjalës së gruas dhe nuk mund të marrë një vendim vetëm.

Merreni si të doni.

Në vendin tonë ka shumë gra, të cilat dhunohen dhe rrihen nga burri ndërsa numri i burrave të rrahur nga gratë mund të themi se është i papërfillshëm për të mos thënë nuk ekzistojnë fare.
Pse rrihet gruaja?

1. Shprehja e burrërisë dhe dëshira e burrit për të vendosur pushtetin.
2. Përballë llafeve të tepërta.
3. Mosmarrja e dashurisë së nevojshme.
4. Në situata të papritura kur burri nevrikoset menjëherë ( mos qetësimi i fëmijës kur qan, ndryshimi i kanalit televiziv, mos hedhja e sasisë së duhur të kripës në gjellë)
5. Në rastet kur ndërhyhet për mbrojtjen e fëmijëve.
6. Kur burri nuk pëlqen veshjen tënde.

Mund të radhisim dhe më shumë shkaqe. Por këta janë shkaqe të mjaftueshme për ne. Asnjëri nga ne nuk mund të ushtrojë dhunë apo të rrahë gruan me të cilën ka pranuar të kalojë jetën dhe të qëndrojë pranë saj. E rëndësishme është mosarritja deri në këtë pike. Nëse gruaja dhe burri do të përmbushnin përgjegjësitë përkatëse nuk do të ballafaqoheshim me dhunë apo rrahje.

Le të flasim tani dhe t’u japim përgjigje atyre të cilët pyesin se si realizohet diçka e tillë. Burri nuk duhet të thotë “unë jam ndryshe nga gruaja (sigurisht që mes tyre ka ndryshime) , kur të vijë në shtëpi nuk përzihem në punë tjera”. Kjo vlen si për shtëpiaket ashtu dhe për gratë që punojnë. Burri duhet të bëhet ortak në ndarjen e punëve të shtëpisë. Duhet të pasqyrojë një sjellje ku ndërthuret e buta me të fortën.

Nëse duhet të hekurose le të hekurosë, të mbledhë rrobat apo të kujdeset për fëmijën. Nëse burri  shtrihet para televizorit pasi kthehet nga kafeneja, nuk luan me fëmijët apo justifikohet duke thënë se është i lodhur  atëherë do lindin probleme. Duhet të mundohet të bëjë punët  e mësipërme qoftë edhe rrallë. Kur sheh që gruaja nuk arrin t’i përballojë atëherë le të mos sodisë ulur.

Ç’është e vërteta personat në gjendje të mire ekonomike e zgjidhin këtë problem duke marrë një shërbëtore në shtëpi. Por kjo është parciale. Nuk i përket të përgjithshmes.

E di se vjehrrave nuk do t’u pëlqeje kjo gjë. Vjehrrat nuk ndihen shumë të lumtura nëse djali, të cilin e kanë rritur me shumë mundime ndihmon nusen. Burrat, të cilët nuk lejojnë t’i preket burrëria nuk arrijnë të kuptojnë se kjo është thjesht shfaqje e një qëllimi të mirë.

Ndërkohë që burri do të bëjë gjithë këta gjëra normalisht që edhe gratë nuk do të rrinë kot. Edhe ato do të marrin përsipër përgjegjësitë. Do të interesohet për burrin dhe t’i zgjidhë problemet me një mirëkuptim reciprok.

Jo duke hiperbolizuar problemin por duke e zgjidhur atë. Nuk do të nënvlerësojë ndihmën e bashkëshortit. Gruaja nuk duhet të bëjë naze duke përdorur si vegël bukurinë e saj.

Pa shihni pak rreth e rrotull.

Çfarë shihni?

Burrat që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë mos vallë janë më të lumtur se ato që nuk kontribuojnë apo është e kundërta? Nga vëzhgimi personal mund të them: Veçanërisht burrat e mirë arsimuar i ndihmojnë më shumë gratë në punët e shtëpisë.

Bashkë me urbanizimin mund të shohim se në qytetet e mëdha ndihma reciproke shfaqet vetëm brenda shtëpisë.

Përfundimi : Tashmë po rritet numri i burrave të cilët ndihmojnë gruan brenda shtëpisë. Po ta thyenin pak atë krenarinë burrërore dhe po të mos ekzistonte frika nga tallja se sundohen  nga gruaja të gjithë do të bërtisnin “edhe unë e ndihmoj gruan në punët e shtëpisë”./Start/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...