Home Këshilla të ndryshme A e parandalon gripin Vitamina C?

A e parandalon gripin Vitamina C?

Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina C lehtëson me rreth 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si: dhimbjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën.

Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet, transmeton Telegrafi.

Efektet e dobishme të vitaminës C janë demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave.

Megjithëse shumë kërkime tregojnë që nuk e parandalon, një studim i rastësishëm zbuloi që, atletët e garave shumë të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë nuk i zinte aq shpesh gripi sa ata që nuk e merrnin fare vitaminën.

Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga simptomat e tij.

Marrja e 200 miligramëve në ditë është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton.

Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...