Home Shëndetësi A janë kancer cistet në gji?

A janë kancer cistet në gji?

A janë kancer cistet në gji?Çdo gjë që preket si nyje në cilëndo pjesë t trupit, ose çdo gjë që duket si hije në rëntgen incizimin, në mjekësi quhet tumor. Tumori janë të ndryshme – beninje dhe malinje.

Kur bëhet fjalë për gjinjtë, cistet bien në grupin e tumoreve beninje.Ajo paraqet flluskë që mbushet varësisht nga hormonet në vezore.

Sipas dr. Mitko Karagjozov, kirurg torako-vaskular në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, si pasojë e stresit, fizikisht dhe psiqikisht, ushqim i pasur me hormone dhe ilaçe të cilat pijen për shkaqe të ndryshme, ndodh çrregullim në tajitje të hormoneve në vezore dhe e gjithë kjo ndikon mbi indin gjëndëror në gji.

Si pasojë e kësaj, formohen flluska (ciste) në indin gjëndëror të gjinjve, të cilat mund të jenë individuale ose në grupe me lokacione të ndryshme në njërin gji ose në të dy gjinjtë.

Pas stresit

Pasi që stresi të kalojë, hormonet nga vezoret do të normalizohen, cistet në gji mund të zhduken, të zvogëlohen ose të mbeten me madhësi të njëjtë. Gjatë stresit të ardhshëm, mund të formohen ciste të këtilla hormonale në gjirin e njëjtë ose në tjetrin, ose cistet ekzistuese të cilat janë zhdukur përsëri të paraqiten.

Nëse cisti nuk tërhiqen

Nëse cisti nuk është tërhequr dhe ka mbetur të jetojë në gjirin e gruas, atëherë qelizat prej të cilave është ndërtuar muri i gjirit mund të ndryshojnë. Prej qelizave me karakteristika beninje të shndërrohen në qeliza malinje.

Simetria dhe ndërtimi i gjirit

Të gjitha këto ndryshime hormonale në vezore, me plakjen e gruas sjellin që t dy gjinjtë të kenë ndërtim të ndryshëm. Rrallë ndodh që gruaja të ketë gji me madhësi të njëjtë, e më rrallë me ndërtim të njëjtë. Kjo gjendje nuk është sëmundje, por anatemoi, e cila është e lidhur me gjenetikën dhe gjendjen hormonale të gruas.

Vetëkontrolli

Periudha më e mirë për vetëkontroll të gjinjve është 5-8. Dita e parë e gjakderdhjes nga cikli menstrual. Nuk është e rëndësishme nëse vetëkontrollin e bëni në pozitë të shtrirë ose në këmbë, rëndësi ka që ta prekni gjithë volumin e gjirit. Nëse prekni diçka që është e ndryshme nga indi i gjirit, nuk duhet menjëherë të alarmoheni. Por nëse të njëjtën e prekni edhe në vetëkontrollin e ardhshëm, pas ciklit menstrual, medoemos të paraqiteni te mjeku kompetent.

Ai do t’ju kontrollojë dhe nëse ka nevojë, do të bëjë procedura diagnostike, me të cilat do të zbulojë nëse është fjala për ndryshime hormonale cistike me karakteristika beninje, formacione tumore kompakte, formacione tumore me qeliza të ndryshuara në ndërtimin e tyre ose për karcinomë të paraqitur. Nëse bëni vetëkontroll të rregullt pas ciklit menstrual dhe 1-2 herë në vjet bëni kontroll t mjeku kompetent, mund të flini qetë, pasi që ky ndryshim që është zbuluar me kohë, bile edhe po të jetë fjala për kacer të gjirit, do të thotë 99% shërim.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...