Home Këshilla Seksuale A jeni ende duke menduar për ish të dashurin?

A jeni ende duke menduar për ish të dashurin?

JLONëse jeni ende duke menduar për atë me të cilin jeni ndarë, mos vazhdoni ta mohoni, nuk ka asgjë të keqe. Ja si mund ta zbuloni nëse ende jeni në dashuri me të.

Kujtimet
Nëse ende i kujtoni të gjitha gjërat, edhe detajet më të vogla të takimeve tuaja, fjalët që keni thënë e momentet e lumtura, kjo do të thotë se vazhdoni të jeni në dashuri me ish të dashurin tuaj.

Përndjekja
Kjo është diçka që ndodh në rastet më të shpeshta. Sigurisht se ende vazhdoni ta përcillni çdo hap që bën ai në jetë, vendet ku del, ku e kalon kohën me shoqërinë, vazhdoni të bëni përpjekje për ta mbajtur të gjallë kujtimin që keni për të. Kjo është një shenjë se nuk mund ta harroni atë.

Shpresa për një rast të dytë
Kur dëgjoni lajme të këqija për ish të dashurin tuaj, ndiheni keq edhe ju. Kur dëgjoni se ai është i lirë dhe nuk ka lidhje me dikë tjetër, ju menjëherë filloni të mendoni se si do të ishte po të ktheheshit prapë bashkë. Megjithatë, më e mira është të vazhdoni me jetën tuaj.

Vizita në vendet e njëjta
Nëse ende vazhdoni t’i vizitoni të njëjtat vende ku keni qenë edhe me të, mund të ketë mundësi që nuk jeni duke e tejkaluar ndarjen. Ju nuk duhet të ktheheni në ato vende, sepse vetëm do të lëndoheni dhe nuk do të arrini asgjë. Mbi të gjitha, ju nuk doni të dukeni e dëshpëruar në sytë e tij.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shafrani i Indisë, një bimë çudibërëse

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi. Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore. Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për...