Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna A lejohet ta vënë rripin e sigurimit gruaja shtatëzënë?

A lejohet ta vënë rripin e sigurimit gruaja shtatëzënë?

A lejohet ta vënë rripin e sigurimit gruaja shtatëzënë?Deri në cilin muaj mund të drejtoj makinën?

Në fillim të shtatzanisë nqs nuk ndiheni mirë, nëse keni të përziera apo të vjella kjo gjëndje mund të ndikojë në përqëndrimin tuaj. Kështu që evitoni drejtimin e makinës në këtë periudhë. Në rast se nuk i keni këto shqetësime, atëherë mund të drejtoni makinën.

Pas muajit të shtatë, lëvizjet tuaja vështirësohen gjithnjë e më shumë. Kjo rrezikon që në situata kritike gjatë drejtimit te makines ju të reagoni më ngadalë. Kështu qe më mire është që gjatë tremujorit III te jeni thjesht pasagjere.

Nënës së ardhshme i këshillohet që të mos drejtoje më gjatë se 3 orë pa nderprerje dhe gjatë udhëtimit bënjë pauza çdo 1,5 – 2 orë. Natyrisht është shumë me rëndësi që të vendosni rripin e sigurimit, të pini shumë ujë dhe të bëni pauza të shpeshta!

A me lejohet ta vë rripin e sigurimit?

Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit! Pa marrë parasysh nëse udhëtoni nëpër qytet apo udhëtoni për rrugë më të gjata, duhet patjetër të vendosni rripin e sigurisë, nëse drejtoni ju apo të tjerët!

Nëse jeni në dilemë se mos rripi i sigurimit mund t`ju lëndojë bebin, përgjigjja është JO, sepse ai mbron nënën dhe foshnjen, por e rëndësishme është që ta vendosni në mënyrë të drejtë!

Vendosja e drejtë e rripit të sigurisë gjatë udhëtimit në shtatzani nënkupton vendosjen e pjesës se poshtme nën bark.

A mund të shkaktojnë dëme airbag-u?

Airbag-u, gjatë perplasjeve fryhet vetëm në pjesën e kokës dhe boshtit të gjoksit, prandaj në princip, nuk paraqet rrezik për foshnjen. Jastëku me ajër dhe rripi i sigurimit do të t’ju mbrojë juve dhe foshnjen tuaj në raste të aksidenteve eventuale.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin

Më shumë se gjysma e popullsisë në botë janë të prekur nga dehidratimi, që mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Në videon në vijim tregohet sesi mund të kuptoni nëse vuani nga dehidratimi ose jo. Tërhiqeni pjesën e sipërme të lëkurës në njërën dore dhe nëse ajo mblidhet duke krijuar shumë vija dhe shkon në vend me pak vonesë,...