Home Këshilla të ndryshme A mund të ketë sukses lidhja me mashkullin më të ri?

A mund të ketë sukses lidhja me mashkullin më të ri?

5Pyetjet që do të zgjidhin dilemën a është ai mashkulli i vërtetë për ju.

Keni njohur një djalosh të mrekullueshëm – të bukur, inteligjent, të këndshëm, mirëpo disa vjet më të ri? Mendoni a ka kuptim të vazhdoni çfarëdo lidhjeje qoftë, sepse dallimi në moshë mund të thotë edhe qëllime dhe plane të tjera.

Për t’ju gëzuar që lidhja (serioze) me mashkullin më të ri mund të ketë sukses, patjetër që më parë duhet të merrni parasysh edhe përgjigjet këtyre tri pyetjeve, transmeton Telegrafi.

A keni plane të ngjashme për të ardhmen?

Kjo është njëra ndër pyetjet më të rëndësishme në çdo lidhje, pa marrë parasysh dallimin në moshë, posaçërisht nëse lidhja bëhet serioze. A dëshironi të keni fëmijë? Ku dëshironi të jetoni? A e mendoni karrierën në vend të parë?

Sa më parë që të mësoni përgjigjet këtyre pyetjeve, do të ketë më pak vend për t’u zhgënjyer dhe do të mësoni a mundeni me të ndonjëherë të planifikoni diçka. Pa marrë parasysh se sa është më i ri se ju, mbase edhe ai ka qëllime të njëjta si edhe ju, madje që tani. Është me rëndësi që sinqerisht të bisedoni dhe të mësoni a keni gjëra të përbashkëta dhe a mund të planifikoni bashkërisht.

A është mjaftueshëm i pjekur?

Dallimi në moshë nuk ka rëndësi, nëse i zgjedhuri juaj është mjaftueshëm i pjekur dhe mund t’ju ndjekë intelektualisht. Vitet vërtet mund të jenë vetëm numër, nëse personi që keni pranë ka interesime dhe plane të ngjashme dhe është më i pjekur se sa që tregojnë vitet e tij.

Nëse edhe psikikisht ju përshtatet perfekt dhe keni plane për të ardhmen, numri i viteve fare të mos ju nevrikosë dhe fare mos u merrni me to.

A mund të ketë sukses lidhja me mashkullin më të ri?

Është më i ri dy apo tre vjet? Natyrisht, askush nuk do t’i vërejë. Mirëpo, nëse dallimi në moshë është një decenie, reagimet mund të jenë goxha të vrullshme. A duhet të brengoseni rreth kësaj?

Jo posaçërisht, sepse megjithatë kjo është jeta juaj dhe ju dini se çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju përgjigjet. Mirëpo, mos i injoroni gjithmonë këshillat e miqve, megjithatë ata jua dëshirojnë më të mirën. Mbase ata shohin diçka që ju nuk keni mundur të shihni.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...