Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna A munden gratë të mbesin shtatzënë, përderisa ato janë shtatzënë? Përgjigja është...

A munden gratë të mbesin shtatzënë, përderisa ato janë shtatzënë? Përgjigja është e frikshme

Aq e pabesueshme sa duket, gratë mund të mbesin shtatzënë, përderisa ato janë shtatzënë.

Mund të ju duket si një fenomen super natyral, diçka që keni parë vetëm në filma fantastiko shekencor, por është e vërtet.

Kjo gjendje e rrallë ndyrshe quhet edhe “superfetation”, që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë. Si rezultat një nënë merr binjakë me moshta të ndryshme dhe ndonjëherë edhe me dy data të ndryshme të lindjeve, raporton “Bright Side”.

Në gjendje normale, kur një grua mbetet shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë së prodhuari vezë, për shkak se hormonet kanë dhënë sinjalin trupit që të përgatitet për shtatzëni. Mirëpo, kur “superfetation” zë vend, vezoret zgjerohen dhe lirojnë prapë vezë, që mund të ndodh që të njëra prej tyre të fertilizohet.

Deri më tani janë të njohura më shumë se 10 raste të tilla, dhe e fundit ka ndodhur në Australi me një grua të quajtur Kate – ajo mbeti shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve. Ajo lindi dy vajza, të cilat u konsideruan binjake edhe pse diferenca e tyre ishte 10 ditore. Edhe pse kanë lindur në të njëjtën ditë, pesha e tyre dhe tipi i gjakut ishte i ndryshëm.

Ky fenomen mund të ndodh edhe tek kafshët. Minjtë, kangurët, macet , lepuj etj, mund të mbesin shtatzënë dy herë në periudhën e njëjtë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...