Home Shëndetësi A përhapin sëmundje kollitja dhe teshtima?

A përhapin sëmundje kollitja dhe teshtima?

A përhapin sëmundje kollitja dhe teshtima?Shkencëtarët kanë konstatuar se viruset e gripit shumohen në qiellzë të gojës, gjë që shpjegon pse kollitja dhe teshtima ndihmojnë përhapjen e viruseve.

Ata në fakt kanë konstatuar se qiellza e butë luan një rol kyç në aftësinë e virusit që të udhëtojë nëpër ajër nga njëri person te tjetri.

Viruset që shkaktojnë gripin janë të llojeve të ndryshme, ku disa prej tyre janë më mirë të pajisur që të përhapen. Gjetjet e këtij studimi pritet që të ndihmojnë në sqarimin se si bartet gripi nga njeriu te njerëzit e tjerë dhe të zbulohet se cilat lloje kanë më shumë të ngjarë që të shkaktojnë pandemi.

Teoria thotë se viruset e gripit që janë më të afta të udhëtojnë nëpër ajër, janë mbizotëruese ndaj llojeve të tjera që gjenden në qiellzën e butë. Viruset shkaktojnë kollitjen dhe teshtimën, me qëllim që të katapultohen më mirë në ajër.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër celulitit

Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë. Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli. Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që...