Home Këshilla për Prindër Adoleshenca është mosha më e ndjeshme

Adoleshenca është mosha më e ndjeshme

Adoleshenca është mosha më e ndjeshmeAta në këtë moshë u duket se gjithçka është e tyre dhe veprimet e tyre  nuk janë të matura sa duhet. Madje te rastet kur ata janë të zemëruar me shokë, shoqe, prindër, apo këdo tjetër janë të ndjeshëm dhe vështirë  përmbahen nga zemërimi.

Psikologët mendojnë se adoleshenca është mosha më e ndjeshme, por edhe më e bukura njëkohësisht . “ Si prindërit ashtu edhe të tjerët duhet të kenë mirëkuptim ndaj adoleshentëve, sidomos në  momentet kur ata janë të zemëruar.

Por, përveç kësaj, edhe vetë adoleshentët në momentet e adoleshencës duhet që të përmbahen dhe ta kenë vetën nën kontroll, në mënyrë që zemërimin e tyre ta mbajnë për vete dhe mos ta manifestojë te të tjerët të cilët nuk kanë faj.

Sipas saj, në rastet më të shpeshta adoleshentët zemërimin e tyre e shprehin me të gjithë, për faktin se ata mendojnë se të gjithë u kanë faj atyre dhe vetë mosha e bën që ata duan të jenë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë,  siç u shpreh ajo, kur adoleshentët  janë të zemëruar, hidhërimin e shprehin te të gjithë. Mirëpo, të tjerët duhet t’u tregojnë atyre se duhet të jenë të durueshëm.

Aktivitetet fizike janë posaçërisht të dobishme dhe adoleshentët kur janë të zemëruar që mos ta shfaqin atë tek të gjithë, duhet të ecin, të vrapojnë, të ngasin biçikletën. Këto lloj aktivitetesh u ndihmojnë atyre që të mos ndihen të lodhur dhe ta lehtësojnë  gjendjen shpirtërore”, ka thënë ajo.

Por, ka edhe të atillë të cilët në momentet kur janë të zemëruar, mërinë e tyre e fshehin përmes aktiviteteve të tjera, siç janë  pikturimi, marrja me poezi, muzika.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...