Home Modë & Estetikë Aknet, shenjë e mungesës së vitaminës A

Aknet, shenjë e mungesës së vitaminës A

Dimri është stinë në të cilin organizmi është shumë i njëshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj të cilat duhet të përshtatet trupi.

Gjatë kësaj periudhe njerëzit shpenzojnë shumë energji, për shkak të të cilit dobësohet edhe sistemi i imunitetit, andaj detyrë parësore për shëndetin është mbrojtja e organizmit me mjete natyrale dhe me mënyrën e shëndoshë të jetës.

Çështja e cila shtrohet në situata të tilla është njohja e asaj se cilat vitamina na mungojnë.

Ushqimi i parregullt dhe ekspozimi ndaj përpjekjeve psikofizike sjell deri te mungesa e vitaminave të caktuara, gjë e cila mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.

Derisa mungesa e vitaminës C dihet nëse personi ka infeksione të shpeshta, ose gjakderdhje në dhëmbë, mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë probleme me lëkurë, duke çuar deri te paraqitja e akneve, një problem ky i theksuar për një pjesë të njerëzve.

Për këtë arsye është e rëndësishme që të përcillet me rregull statusi i vitaminave, përkatësisht sasinë e vitaminave në organizëm. Nëse supozohet të mungojë ndonjëra prej atyre atëherë duhet konsumuar më shumë pemë dhe perime ose të merren preparate të vitaminave për të kompensuar mungesën.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja shenjat që tregojnë se mund ta keni kaluar koronavirusin, dhe të mos e keni kuptuar!

Është e mundshme që coronavirusin, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët, e keni kaluar duke qëndruar në këmbë. Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga coronavirusi edhe përpara se të ktë nisur epidemia zyrtarisht. Nëse keni pasur forma të buta të këtyre simptomave, me siguri e keni kaluar sëmundjen me sukses. Hulumtimi i realizuar...